“Çmenduri” në Torino. Në superndeshjen e javës së dytë të Serisë A mes Juves e Napolit ndodh gjithçka duke u shënuar 7 gola, por në fund triumfojnë bardhezinjtë. Juvja merr avantazhin 3-0, më pas Napoli barazon dhe në të 92-tën minutë festa u takon sërish bardhezinjve.
Kampionët e Italisë kalojnë në avantazh me Danilon në minutën e 16-të dhe dyfishojnë me Gonzalo Higuain tre minuta më vonë ndërsa kur kishte kaluar një orë lojë vendos emrin e tij në listën e golashënuesve edhe Ronaldo. Më pas “çmendet” Napoli që barazon mes minutave 66-të dhe 81. Autorët e golave janë Manolas,Lozana që shënon në debutim dhe Di Lorenzo. Por kaq nuk mjafton Koulibaly i pafat dërgon topin në portën e tij në minutën e 92-të. Juvja fiton sërish dhe kryeson 6 pikë.
Ndaj Brescia-s Milanit i ka mjaftuar goli me kokë i Calhanoglu për të fituar 1-0 në “San Siro” dhe për të marrë fitoren e parë këtë sezon.
Në Premier League , Liverpool bën katër fitore në po kaq takime. "The Reds" fituan 3-0 ndaj Burnley dhe janë të vetëm në kryesim me 12 pikë 2 më shumë se City. Autogoli i Ëood dhe më pas Mane e Firmino ishin autorët e golave.
Barcelona në La Liga tregon se ka nevojë urgjente për Leo Messin në fushë. Katalanasit barazuan 2-2 në Pamplona ndaj Osasunës së sapo ngjitur mes më të mirëve. Për vendasit autor i të dy golave ishte Roberto Torres ndërsa për Barçën shënuan 16 vjeçari Ansu Fati dhe braziliani Arthur Melo. 4 pikë numëron Barcelona pas tre ndeshjeve të para. Sot zbresin në fushë Real e Atletico./Përgatiti Andi Kapxhiu