Interesi për finalen e play-off-it të Kupës së Botës mes Bosnje Hercegovinës dhe Italisë ka arritur kulmin, duke krijuar një situatë të pazakontë në qytetin e Zenicas.

Sfida vendimtare do të zhvillohet më 31 mars në orën 20:45 në stadiumin 'Bilino Polje', i cili ka një kapacitet prej rreth 15.600 spektatorësh. Të gjitha biletat janë shitur në kohë rekord, ndërsa kërkesa për të ndjekur këtë përballje mbetet jashtëzakonisht e lartë.

Përballë kësaj situate, banorët që jetojnë pranë stadiumit kanë gjetur një mënyrë kreative për të përfituar, teksa kanë nisur të japin me qira ballkonet e shtëpive të tyre, duke i kthyer në “tribuna të improvizuara”.

Sipas raportimeve, çmimet për një vend në këto ballkone arrijnë deri në 500 euro, një shifër e lartë që tregon etjen e tifozëve për të qenë sa më pranë një ndeshjeje kaq vendimtare.


Lajmi kryesor:

Bosnje Hercegovina e dërgon Italinë në Zenica, 'të kaltrit' ankohen për kushtet e fushës dhe gjatësinë e barit para finales për Kupën e Botës! Ballkonet pranë stadiumit jepen me qira (VIDEO)