Çmenduria në Kosovë! I prekuri me COVID ikën nga spitali për të shkuar në dasmë

KOSOVË-  Një ngjarje krejtësisht absurde, krejtësisht e pazakontë është regjistruar në Kosovë. Teksa pandemia e COVID-19 po merr në mënyrë të pamëshirshme mijëra jetë njerëzish, ka edhe nga ata qytetarë krejtësisht të papërgjegjshëm që bëhen shkaktarë për infektimin e të tjerëve.

Analisti Nexhmedin Spahiu në një lidhje me 'Skype' në edicionin qendror të Report Tv, ka sjellë në vëmendje një rast të një të shtruari në spitalin Infektiv i cili ishte larguar nga spitali për të shkuar në dasmë. Nuk dihen masat që mund të jenë marrë për bluzat e bardha, apo edhe vetë personin që ka thyer çdo rregull, duke u shndërruar në një rrezik serioz për dhjetëra qytetarë.

"Janë organizuar çmenduri të tilla (i referohet dasmave) ka ndikuar në përhapjen e pandemisë në mënyrë masive. Shumicën e rasteve ku ka shumë të prekur janë nga këto çmenduri masive që njerëzit gjatë kësaj kohë. Madje ka pasur një rast që ka ikur nga spitali për të shkuar në një dasmë", tha Spahiu për Report Tv.

Aktualisht shifrat në Kosovë janë alarmante! Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 15 qytetarë me COVID, e ndërsa janë konfirmuar 226 raste të reja. Për analistin, kjo situatë ka ardhur si pasojë edhe e keqmenaxhimit nga ana e qeverisë pasi sipas tij kanë marrë jo pak herë vendime kontradiktore.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 01/08/2020 01:28

    500 $/ne dite eshte gjoba ne Boston,n.q.s je me Covid dhe ke infektuar te tjere dhe nuk tregon se ku ke shkuar e cilin ke kontaktuar.Masa ndershkuese ne Shqiperi dhe Kosove por dhe ne gjithe Ballkanin duhen shtuar e ashpersuar!

    Përgjigju
  • shaban: 31/07/2020 18:49

    futini plumbin se eshte njesoj si shkjau i keq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja