Ky nuk është vetëm Botërori i futbollit por edhe i ‘çmendurive’.Tifozët anglezë kanë besim se këtë herë kombëtarja e tyre ka më shumë mundësi për ta fituar Kupën.
Ata janë mbështetësit më të mëdhenj të 'Tre luanëve' të cilët kanë arritur kualifikimin në ndeshjen ndaj Suedisë. Mediat angleze kanë raportuar disa nga çmenduritë e tifozëve në çerekfinalen Suedi-Angli.
Edhe pse ishin gjatë një ceremonie martesore disa prej tyre kanë gjetur një mënyrë për të parë ndeshjen. Mirëpo ka dhe nga ata që nuk iu është dashur të improvizojnë asgjë pasi kanë marrë masa që në vendin ku do të zhvillohej dasma të kishte dhe televizor.