Çmimet në Orikum janë mjaft të lart, dhe nuk e justifikojnë shërbimin që ofrohet në këtë plazh sipas pushuesve.
“Çmimet nuk më pëlqejnë shumë, Janë shumë të larta. Nuk e kuptoj, shqiptarët janë pa punë dhe çmimet shumë të larta”, tha një pushues.
Përpos gjithçkaje të shtrenjtë, papastërtia e infrastruktura në qytet është një tjetër shqetësim për ta, të cilët vlerësojnë se lë shumë për të dëshiruar. Të tjerë evidentojnë mungesën e vrojtuesve të plazhit.
“Duhet të bëhet më shumë për pastrimin e plazhit, për rojet e plazhit. Deti, deti është gjithmonë”, tha një pushuese tjetër.
“Nuk më pëlqen se nuk pastrohet plazhi”, u shpreh një pushues.
Në sy të tyre bie edhe fakti që në Shqipëri ka zero ndërgjegjësim për masat anticovid, përkundër asaj që ata përballen në vende të tjera të Evropës.
“Pandemia nuk ka ikur, por njerëzit këtu janë shumë të pa kujdesshëm. Sikur nuk ka ndodh asgjë që kanë vdekur njerëz. Nuk duan të ja dinë fare. Më bën shumë përshtypje, habitem”, përfundoi pushuesja.
Në bregdetin e Shëngjinit, të vegjlit janë ata që shijojnë çdo orë e minutë plazhin. Për t'jua bërë ditën sa më atraktive dhe të gëzueshme, Drejtoria e Sporteve në Bashkinë Lezhë ka organizuar aktivitete të ndryshme.
“Aktivitetet janë shumë të rëndësishme për fëmijët, pasi jo vetëm pushojnë, por edhe argëtohen”, u shpreh drejtoresha e Sporteve në Bashkinë Lezhë, Mimoza Shtjefni.
Pjesë e lojërave të të vegjëlve u bënë edhe prindër e gjyshër.
“Lojëra të ndryshme. Jemi kënaq”, tha një fëmijë
“Pak më shpesh se fëmija ka qejf, por edhe ne kemi qejf ti shikojmë”, u shpreh prindi.
Shëngjini ashtu si gjithë bregdeti shqiptar ndodhen në pikun e sezonit pas një viti të vështirë pandemie dhe nga ky sektor pritet që këtë vit vendi të fitojë 489 mld lekë të ardhura.
/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3129
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Taksa e fjetjes në hotel, këshilltarët e opozitës bllokojnë miratimin e Paketës Fiskale në Sarandë
27 Nëntor, 16:18
-
Kurbin/ Qëlloi me armë në drejtim të lokalit pas sherrit me pronarit, arrestohet i riu pas 4 muajsh në kërkim
27 Nëntor, 16:15
-
Njëri i dënuar me 20 muaj burg për shitje droge dhe tjetri me masë arresti për goditje për shkak të detyrës, 2 të arrestuar në Vlorë dhe Sarandë
27 Nëntor, 15:07
-
Vlorë/ U kap me makinë “Range Rover” të vjedhur në Itali, Policia procedon për trafik mjetesh 34-vjeçarin
27 Nëntor, 13:16
-
Himarë/ Plagosi me thikë burrin e motrës, arrestohet 27-vjeçari
27 Nëntor, 12:52
-
Reportazh/ Fshati Bajkaj i Delvinës në 'luftë' me etjen! Një dramë njerëzore mes premtimeve të pambajtura dhe shterimit të burimit të ujit
27 Nëntor, 10:27
-
Vlorë/ 250 punonjës të Fasonerisë në protestë për kushtet e punës, 8 muaj nuk paguhen siguracionet
27 Nëntor, 09:06
-
‘Unë mund të vdes! Djalin e kam me epilepsi’, thirrja e të moshuarit në Lezhë që ka mbetur në kasolle 5 vite pas tërmetit
26 Nëntor, 17:00
-
Pesë vite nga tërmeti, 1123 familje ende pa shtëpi në Durrës! Procesi i rindërtimit i vonuar dhe në Lezhë, Kurbin e Krujë
26 Nëntor, 16:36
-
Lezhë/ Vranë për hakmarrje biznesmenin në Mamurras, Apeli lë në fuqi 47 vite burgim për 2 autorët! Shkak rrahja dhe ngacmimi i një vajze
26 Nëntor, 12:29
-
U shkarkua në 2021 pasi nuk provoi burimin e ligjshëm të pasurisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Nazmi Troka
26 Nëntor, 09:23
-
Vlorë/ Digjen një makinë dhe një motor në një banesë rrugës për në Kaninë, dyshohet e qëllimshme (VIDEO)
26 Nëntor, 09:00