Organizmi evropian i futbollit, UEFA ka vendosur të mbrojë tifozët udhëtues në ndeshjet e kompeticioneve europiane të sezonit të ri. Në Champions, Europa dhe Conference League, do ketë disa çmime tavan.
Champions League nuk do të ketë bileta më të shtrenjta se 75 euro për mbështetësit në transfertë. Në Europa League, çmimi maksimal do jetë 45 euro, ndërsa në Conference League 25 euro.
Numri i tyre do të mbetet 5% e kapacitetit të stadiumit. Jo në pak raste, kosto e hyrjes për të parë ndeshjen e ekipit të zemrës për tifozin udhëtues është kthyer në problem, duke pasur edhe protesta të shumta. Kujtojmë se në ndeshjen me eliminim mes Bayern Munich dhe Man. City, tifozët gjermanë protestuan ashpër.