Rritja e çmimit të naftës, kapet 35-vjecari që kërkoi të 'përfitojë'! Vjedh 172 litra dhe i shet, arrestohet dhe blerësi

Rritja e çmimit të naftës, kapet 35-vjecari që kërkoi të 'përfitojë'! Vjedh 172 litra dhe i shet, arrestohet dhe blerësi

Foto ilustruese

TIRANË- Rritja e çmimit të naftës është shoqëruar edhe me tentativa të ndryshme për të përfituar nga kjo situatë. Rasti më i fundit ka qenë në Vorë ku një 35-vjeçar ka vjedhur 172 litra karburant, nga ekskavatori i një firme ndërtimi dhe më pas e ka shitur.

Ky i fundit, i identifikuar me inicialet P. K., ka qenë në dijeni se nafta ka qenë e vjedhur, por pavarësisht kësaj, e ka blerë. Për rrjedhojë, janë arrestuar të dy nga policia, shitësi dhe blerësi.

"Finalizohet nga Komisariati i Policisë Vorë, operacioni policor i koduar “Fuel”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes.  Vodhi sasi të konsiderueshme nafte nga ekskavatori, në një kantier ndërtimi, vihet në pranga 35-vjeçari. Në pranga dhe një shtetas tjetër që përvetësoi naftën e vjedhur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Fuel”. Si rezultat i operacionit u vunë në pranga shtetasit:

- J. S., 35 vjeç, banues në Vorë, për veprën penale "Vjedhja"; - P. K., 31 vjeç, banues në Vorë, për veprën penale "Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale". Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi J. S., ka vjedhur rreth 172 litra karburant, nga ekskavatori i një firme ndërtimi dhe më pas ia ka shitur shtetasit P. K., i cili ishte në dijeni që karburanti që kishte blerë, ishte i vjedhur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale", njofton policia. 

Ky nuk është rasti kur është raportuar për vjedhje të karburantit javëve të fundit. Disa ditë më parë, 2 punonjës u arrestuan pasi vodhën 250 litra karburant nga makina e punës. Çmimi i naftës sot shitet me 240 lekë, gazi me 233 lekë, ndërsa çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar dhe do të shitet me 81 lekë për litër.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sadi: 10/07/2022 10:13

    Hej shtet i poshter merreni me fukarain

    Përgjigju
  • Vmgk: 10/07/2022 10:01

    M*edioker vjedhja eshte vjedhje, jo perfitimim nga situata. Dhe 1 mije te ishte nafta do e bente ai.

    Përgjigju
  • Fili: 10/07/2022 09:42

    Ca lajmi Vari K..n. Saliu theu embargon asgje. Keta me duket po thyejne Kremlinin 172 litra nafte. Sa turp!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër