Rritet me 5 lekë çmimi i naftës, nga sot do të shitet 240 lekë! Benzina shtrenjtohet me 6 lekë, do të shitet me 233 lekë! Gazi nuk ndryshon

Rritet me 5 lekë çmimi i naftës, nga sot do të shitet 240 lekë! Benzina shtrenjtohet me 6 lekë, do të shitet me 233 lekë! Gazi nuk ndryshon

Foto ilustruese

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e naftës dhe të benzinës, ndërsa çmimi i gazit mbetet i pandryshuar. Çmimi i naftës nga sot do të shitet me 240 lekë, duke u rritur më 5 lekë nga 235 që ishte vendosur vetëm një ditë më parë. Edhe çmimi i gazit është rritur me 6 lekë dhe nga sot do të shitet me 233 lekë, nga 227 që ishte caktuar dje. Çmimi i gazit mbetet i pandryshuar dhe do të shitet me 81 likë për litër.

‘Bordi i Transparencës në datë 8 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:  Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 240 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 228 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 233 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 221 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81  lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 8 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.’- njofton bordi.

                   Ishte                 Bëhet
Nafta     235 lekë/litër    240 lekë/litër
Benzina 227 lekë/litër   233 lekë/litër
Gazi        81  lekë            81  lekë

Çdo biznes i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim.

Anëtarët e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburanteve
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj
Drejtori i drejtorisë së Tatimeve, Ceno Klosi
Drejtori i drejtorisë së Doganave, Gent Gazheli
5 përfaqësues nga shoqërite e hidrokarbureve të cilat kanë xhiron vjetore më të lartë në vitin paraardhës

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • beni: 08/07/2022 18:17

    e ju pifsha dolline, e ulet dje meqe kishte proteste dhe e ngritet sot prap. Ajde ilace per ju dhe femijet tuaj ato leket qe po beni ne kuriz te ketij populli

    Përgjigju
  • Berti: 08/07/2022 17:29

    Une nuk e kuptoj pse e ulin çmimin, mbajeni o vlla çmimin lart 3000lek e siper mos u lodhni duke bere mbledhje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë