Çmimet e reja të karburanteve/ Ulet nafta me 8 lekë, nga sot shitet 216 lekë/litri! Benzina ulet me 4 lekë, gazi vetëm 1 lek zbritje

Çmimet e reja të karburanteve/ Ulet nafta me 8 lekë, nga sot shitet 216 lekë/litri! Benzina ulet me 4 lekë, gazi vetëm 1 lek zbritje

Foto ilustruese

Brenda 2 ditësh, Bordi i Transparencës ka zbritur cmimin e naftës me 16 lekë. Në vendimin e ditës së sotme, njofton se qytetarët do të blejnë me 216 lekë/litrin, ndërsa dje ishte 224 lekë/litri. Edhe benzina është ulur me 4 lekë dhe do të shitet me 194 lekë/litri. Ndërsa gazi, pas disa javësh që qëndronte pa asnjë ndryshim, ka pësuar zbritje me 1 lekë dhe nga sot do të shitet 77 lekë/litri.

"Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 216 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 204 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 194 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 182 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 77 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet", njofton Bordi i Transparencës.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 16 shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Ministria e Financës sqaron se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njejtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

"Theksojmë se Bordi nuk cakton çmimet e naftës Bruto, por të gazoilit, benzinës dhe gazit të lëngshëm sipas standardeve të përcaktuara në Aktin Normativ. Bordi ka caktuar vetëm marzhet bruto maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë, me të cilat operatorët duhet të mbulojnë të gjitha shpenzimet operative. Pra, vendimet që merr bordi dhe ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetem me ndryshimet  në bursën Platts të Mesdheut për gazoilin dhe benzinës, pra jo të bursës së naftës bruto, si dhe në lëvizjen e kursit të dollarit.

Gjithë elementët e tjerë që formojnë çmimin janë fikse dhe për këto bordi nuk merr vendim. Ministria e Financave dhe Ekonomisë është e angazhuar në mbrojtje të interesave të konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg. Situata që po kalojmë nuk është zakontë,  ndaj dhe vendimet që marrim, vijnë si përgjigjje e zhvillimeve të ekonomisë vendase, por edhe e lëvizjeve të tregjeve ndërkombëtare. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë", thuhet në njoftim.

Anëtarët e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburanteve
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj
Drejtori i drejtorisë së Tatimeve, Ceno Klosi
Drejtori i drejtorisë së Doganave, Gent Gazheli
5 përfaqësues nga shoqërite e hidrokarbureve të cilat kanë xhiron vjetore më të lartë në vitin paraardhës

                 Ishte            Bëhet
Nafta         224 lekë      216 lekë     
Benzina    198 lekë      194 lekë     
Gazi          78 lekë        77 lekë     

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genti.BR: 16/09/2022 17:38

    Ne Mal te Zi, dje I hodha nafte, ishte me 1.39€uro litri. Qe I bie me 1635 litri.

    Përgjigju
  • Aldo: 16/09/2022 16:39

    Komplet tallje K…i. Vazhdoni o plehra ymer paci. E beret corap kete vend. Ju lumte!

    Përgjigju
  • Lali: 16/09/2022 13:11

    Bordi i kryehajduteve te vazhdoj punen e tij i qete sepse nga momenti qe jemi popull prostitute mire na i beni , ngrihemi si legena per votat e rames , berishes dhe metes kurse per te kerkuar te drejten tone as qe behet fjale

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë