Çmimet e reja të referencës për taksën e pronës, Agalliu: Ligji me fuqi prapavepruese! Përfaqësuesi i Ndërtuesve: Antikushtetues! Çoçoli: Nevojitet kadastër digjitale

Deputeti demokrat, Arbi Agalliu, i ftuar në “5 Pyetjet” në Report Tv nga Ilir Babaramo, ka folur mbi çmimet e reja të referencës së banesave në kryeqytet mbi të cilat bëhet vlerësimi i taksës së pasurisë, me qëllim afrimin e vlerës së tyre me tregun aktual të shitjes dhe blerjes së pasurive të paluajtshme.

Sipas tij, nuk është aspak e drejtë që me çmimet e reja të vendosura të barazosh një apartament të ndërtuar para 40 vitesh me një banesë të ndërtuar dy vite më parë. Agalliu vijoi më tej duke thënë se, ky ligj është bërë me fuqi prapavepruese, ndaj sipas tij është antikushtetues.

“Nuk është e drejtë që të barazosh një shtëpi që është në një pallat i ndërtuar në vitet ’80 me një tjetër të një pallati të ndërtuar në vitin 2021. Është antikushtetuese, sepse ky ligj është bërë me fuqi prapavepruese”, deklaroi në lidhje me këtë çështje deputeti Agalliu.

Ilir Hebovija nga Shoqata e Ndërtuesve tha se çmimet e reja të referencës së banesave në Tiranë reflektohen te konsumatori. Sipas tij mënyra sesi është llogaritur mekanizmi i vendosjes së çmimit të referencës është antikushtetues.

“Çmimet e rritura të referencës do të paguhen nga ndërtuesit. Këto do reflektohen te konsumatori. Tirana është shumë e vogël, intensiteti i ndërtimeve i lartë, kërkesa për të ardhur në Tiranë e lartë. Mënyra sesi është llogaritur mekanizmi i vendosjes së çmimit të referencës është antikushtetues. Edhe në 2018 është bërë një diskutim i tillë dhe kishte diskutim dhe debat. Sot është bërë pa debat”, tha Hebovija.

Kurse eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli, tha se problemi më i madh që kemi në këto momente ka të bëjë me faktin se ne ende nuk kemi një Kadastër digjitale.

“Problemi që kemi ka të bëjë me faktin se nuk kemi një Kadastër digjitale. Përsa kohë s’do të kemi një Kadastër të tillë, do të kemi një referencë të cungueshme.”, deklaroi ndër të tjera Çoçoli.

Çmimet e reja të referencës janë për 32 zonat kadastrale të qytetit. Konkretisht në ndryshimet e miratuara janë rritur çmimet e referencës për metër katror të banesave mbi të cilat llogaritet taksa e pasurisë. Çmimet e referencës kishin mbetur të pandryshuara që nga viti 2016.

B.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI