Çmimet “Kult”, Rovena Dilo
e Mevlan Shanaj zgjidhen prezantues

Çmimet “Kult”, Rovena Dilo <br />e Mevlan Shanaj zgjidhen prezantues
TIRANË - Mbrëmja Gala e datës 29 maj do të na njohë me emrat e fituesve të vendeve të para të Çmimit Kult, që do të mbahet në sallën e madhe të Universitetit të Arteve. Të ftuar specialë dhe surpriza do të jenë pjesë e mbrëmjes kushtuar artistëve që kanë spikatur gjatë vitit 2011. Në edicionin e tetë të Çmimeve KULT janë në garë 40 artistë, të cilët konkurrojnë në 10 fusha: Arte Pamore, Regji, Aktrim, Instrumentiste, Interpretim Lirik, Albumi Muzikor, Libër Artistik, Libër Studimor, Përkthim. Do të ketë dhe çmime speciale surprizë. Mbrëmja Gala do të jetë kurorëzimi i artistëve më të mirë nën shkëlqimin e një nate magjike. Çmimi Kult është i vetmi çmim që i mban në ankth artistët të cilët me këtë rast mund të marrin edhe të vetmin shpërblim për sukseset e arritura në punën e tyre njëvjeçare. Akademia KULT sjell për të tetin vit radhazi Çmimet Kult si të vetmet çmime kulturore kombëtare vjetore. Por risia e këtij edicioni se përveç jurive profesioniste të katër fushave të mëdha është se Akademia KULT ka Anëtarët e saj të Nderit. Anëtarët e Nderit të Akademisë Kult janë zgjedhur për kontributin e rëndësishëm të dhënë ndër vite, në artin dhe kulturën shqiptare, si dhe mbështetje të vazhdueshme të synimit që ka Akademia Kult për krijimin e një tradite në vlerësimin e përvitshëm të prurjeve më të mira kulturore-artistike. Dje organizatorët në një konferencë për shtyp në Hotel Rogner kanë deklaruar emrat e 40 kandidatëve konkurrentë për secilën fushë. Drejtori i Akademisë Kult, Ylli Sulaj, deklaroi dje se fituesit e vendeve të para do të marrin një shpërblim prej 120 mijë lekësh të reja. Ndërkohë u deklaruan edhe emrat e prezantuesve të Mbrëmjes Gala. Ata do të jenë Rovena Dilo dhe Mevlan Shanaj. Të dy artistët janë ndier të kënaqur që do të jenë së bashku në skenë. “Rovena është ideale, nuk kisha ku të gjeja partnere më të mirë” tha dje Shanaj për Shqiptarja.com. Ndërsa Rovena Dilo shprehet se jam shumë e gëzuar që do të jem me Mevlanin dhe më duket e pabesueshme që do të ndajmë në Galanë e Çmimit Kult emocionet me artistët dhe publikun”.

Artisti pamor i vitit
Adrian Paci - ekspozitë personale “Backhome”- Galeria e Arteve Shkodër
Arben Bajo - ekspozitë personale “Portrete” - Galeria FAP
Sadik Spahija - ekspozitë personale skulpture “Nën trysni” – Galeria FAP
Vilson Kilica - ekspozitë personale pikture me 40 punë - Galeria Arteve “Frashëri” Fier

Aktori i Vitit
Fatos Sela (Antonio Salier) - “Amadeus”
Gazmend Gjoka (Fred)- “Riverside Drive”
Marin Orhanasi (Moxart)- “Amadeus”
Timo Flloko (Xhon Proktor) – “Shtrigat e Salemit”

Aktorja e Vitit
Esela Pysqyli (Zhuljeta)- “Romeo dhe Zhuljeta”
Luiza Xhuvani (Bernarda Alba) - “Shtëpia e Bernarda Albës”
Taulanda Jupi (Poncia)- “Shtëpia e Bernarda Albës”
Yllka Mujo (Vaja) - “Dashuri e hidhur”

Regjia e Vitit
Altin Basha - “Amadeus”
Inis Gjoni - “Salla e banjës”
Milto Kutali - “Riverside Drive”
Spiro Duni - “Shtrigat e Salemit”

Libri Artistik
Ben Blushi – “Shqipëria” - Roman
Idlir Azizi – “Gazetarja e kulturës vetëvritet, shpirti i saj në drejtim të paditur” - Roman
Rudian Zekthi – “Poezi Panair” – Poezi
Zija Çela – “Apokalipsi sipas Shën Tiranës” – Roman

Përkthyesi i Vitit
Ben Andoni; Srdan Valjarevic – “Komo” - Roman
Drita Çetaku-Turdiu; Orhan Pamuk – “Muzeu i pafajësisë” - Roman
Ledia Dushi; Umberto Eco – “Varreza e Pragës” – Roman
Shpëtim Çuçka; Umberto Eco – “Historia e Bukurisë” – Ese

Libri Enciklopedik
Hysamedin Feraj – “E pafilozofuara” – Filozofi
Ilir Ikonomi – “Faik Konica: jeta në Uashington” – Monografi
Kolec Topalli – “Gramatikë historike e gjuhës shqipe” - Studim
Shaban Sinani – “Camaj i paskajuar” – Studim

Albumi Muzikor
Alban Skënderaj “Ende ka shpresë”
Elvana Gjata “Afër dhe Larg”
Redon Makashi “Botën Time”
Sidrit Bejleri “Shënd e verë”

Instrumentisti i Vitit
Admir Doçi ( Kitarë) – Koncert me Orkestrën e RTSH-së
Ermir Abeshi (Violinë) – Koncert Recital
Elda Laro (Piano) – Koncert me Orkestrën e RTSH-së
Merita Rexha Tërshana (Piano) – Koncert me Orkestrën e RTSH-së

Interpretuesi Lirik
Armando Likaj (Papageno) -“Flauti Magjik”
Eva Golemi (Princesha) - “Turandot”
Saimir Pirgu (Ëerther) - “Werther”
Vikena Kamenica (Sharlota) - “Ëerther”


(dh.h/aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje