Çmimet Ndërkombëtare të Muzikës Klasike/Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho vlerësohet për “Albumin Rara”

Ndonëse, prej një viti skenat operistike janë kyçur për shkak të pandemisë COVID 19, sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho,  regjistroi në muajin shtator të 2020-s  albumin “Anima Rara”.

Për këtë album, që Ermonela Jaho eksploron muzikën e interpretuar nga artistja italiane Rosina Storchio, e cilësuar si një nga sopranot lirike më ekspresive të epokës së verismo-s, është vlerësuar me çmim të parë në kategorinë e Muzikës Vokale nga Çmimet Ndërkombëtare të Muzikës Klasike.
Përmes një shënimi në rrjete sociale Ermonela Jaho shpreh falënderimin e saj për këtë vlerësim dhe mirënjohje për bashkëpunëtorët e Opera Rara-s dhe kolegët e saj, që në ditë të vështira ku arti është edhe më i domosdoshëm, punuan për të sjellë në jetë këtë muzikë të mrekullueshme me 14 arie klasike, si “La traviatta”, “Madame Butterfly” apo “La boheme”.

1611241745_autoErmonelaJaho587x39615176571791.jpg

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025