Ermonela Jaho fiton ‘Oscar-in’ gjerman, më e mira në Opera Awards 2024! Në ceremoni flet për Shqipërinë: Atje nisi ëndrra

“Është e ditur tashmë se një karrierë në opera kërkon më shumë se sa një zë të bukur. Gjithashtu është e rrallë që një artist të shpërfaqë brendinë e tij tek publiku përmes këndimit dhe aktrimit njëkohësisht. U prezantua në këtë formë sopranoja shqiptare Ermonela Jaho këtë fillim jave teksa u përzgjodh si “Këngëtarja më e Mirë Femër” për vitin 2024 nga “Oper a Awards”.

 Bëhet fjalë për çmimet e rëndësishme ndërkombëtare që jep Gjermania çdo vit, përgjatë një galaje ku paraqiten performancat e krijimet më të mira të skenës operistike, për artistët që punojnë para dhe pas kuintave.

“Është gjithmonë kaq emocionuese të ecësh në skenë, por para së gjithash dua të falënderoj jurinë e Opera Awards për këtë vlerësim, publikun tim, menaxherin tim, kolegët e mi, secilin, sepse mendoj që arti ynë, muzika, opera pa shpirtin tonë si artistë, që reflektohet në shpirtin tuaj si publik, nuk do të mbijetonte”, u shpreh Jaho.

Jaho gjatë fjalës së saj solli në vëmendje herën e parë kur pa një opera në Teatrin e Operas në Tiranë, ndërsa më pas performoi për publikun e Operas Kombëtare të Holandës në Amsterdam ku edhe u mbajt ceremonia e vlerësimeve për ato që konsiderohen edhe si “Oscar” i Gjermanisë.

“Jam shumë e emocionuar, sepse duke shkuar pas në kohë, më vjen ndër mend që herën e parë që pashë një opera isha 14-vjeç në Shqipëri dhe rashë në dashuri menjëherë me të. Për mua ishte diçka magjike, diçka e mrekullueshme që mbase më bënte pak edhe melankolike njëkohësisht. I premtova vetes atë natë se do të bëhesha këngëtare opere dhe se nuk do të ikja nga kjo botë pa kënduar se paku një herë në jetën time në skenë. Dhe a e dini, të kthehesh pas në kohë në një kohë që jam duke marrë këtë vlerësim është kaq emocionuese. Udhëtimi ka qenë shumë i gjatë, i bukur, i mbushur me vështirësi, por mbi të gjitha magjik! Është i tillë ende sot. Faleminderit shumë! Opera do jetojë me ne, sepse është gjuha e shpirtit tonë. Për mua ky rrugëtim u shndërrua në një udhëtim shpirtëror”, shtoi sopranoja.

Çmimet “Opera Awards” prezantohen në 20 kategori nga një juri e përbërë nga gazetarë dhe muzikantë.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 30/01/2024 18:44

    Gjithmone vijne lajme te bukura nga diva Ermonela Jaho ,si kolateral per krenarine tone kombetare dhe artin operistik shqiptar. Mirenjohje Ermonela.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë