Kostot e jetesës në Shqipëri thonë ekspertët janë më të larta në Shqipëri sesa në rajon. Sipas tyre ka produkte që edhe pse tregtohen nga të njëjtat biznese në Shqipëri janë shumë më shtrenjtë se në rajon.
“Po të njëjtat produkte mos themi që edhe po të njëjtët operatorë kur tregtojnë matanë kufirit kalojnë në Kosovë apo dhe në Maqedoni çmimet në disa raste janë minimalisht 20-30% më pak për të gjitha produkte dhe flasim për produkte identike jo të ngjashme”, thotë eksperti Igli Tola.
Kurse eksperti Fatos Çoçoli thotë se ndalimi i abuzimit bëhet vetëm nëse inspektorët do të analizojnë faturat e importit, që kur blihet jashtë dhe sa vjen këtu.
“Ti si inspektor duhet të shikosh transaksionin me sa e ka marrë importuesi. Shumica dërmuese na vijnë nga Maqedonia e Veriut nga Kosova, na vijnë nga Serbia dhe këto i kanë ekonomitë e tyre shumë fort të subvencionuara këto ushqime dhe na vijnë shumë më lirë sesa shiten te tregu jonë. Kush e ndjek këtë diferencë abuzive të përbindshme çmimi e marrin 30% më lirë dhe ta shesin me shtrenjtë”, thotë Çoçoli.
Lajmi kryesor:
Ushqimet vetëm shtrenjtohen, në tryezat e dominuar nga importi nuk reflektohet tkurrja e valutave, 'Konkurrenca' për Report TV: Po analizojmë çmimet e supermarketeve











