Çmimet për festat e fundvitit, ja 
sa kushton një gjel deti në Tiranë

Çmimet për festat e fundvitit, ja <br />sa kushton një gjel deti në Tiranë
TIRANE- Kontrolli i shitjes së gjelave të detit në një treg të vetëm, ka bërë që çmimet për këtë fundvit të mos jenë të kripura si në vitet e kaluara. Në Baldushk ku është një nga tregjet më të mëdha të shitjes së gjelave të gjallë në Tiranë, çmimi varion nga 5-8 mijë lekë kg. Ndërsa në supermarkete çmimi i gjelit të therur varion nga 5-20 mijë lekë të vjetra.

Këtë vit qytetarët që zgjedhin të blejnë një gjel zgjidhin ose tregjet jashtë Tiranës ose ta blejnë direkt nga supermarketi, të therur. Kjo e fundit nuk është zgjedhja e parë, pasi shumica e familjeve preferojnë ta blejnë një gjel të gjallë për festat e fundvitit. Në supermarkete të ndryshme në Tiranë, çmimi luhet në shifra të mëdha. Ka vende ku mund ta blini me 15 mijë lekë të vjetra 1 kg, por dhe shifra të çuditshme, si 20 mijë lekë.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)