/ATSH-Gjergji Mima/ - Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në rrjetin social "Twitter" ndaj atyre që e pyesin sesi do t'ia bëjnë nëse do të rritet në 12 lek/kwh çmimi i energjisë elektrike.

Kryeministri e hedh poshtë këtë gjë duke cilësuar si një rrenë të selisë së Partisë Demokratike.

"Më pyesni si do ia bëni me çmimin e energjisë 12Lek?! Po e deshet shqip KJO ËSHTË RRENË SHQUPI, po e deshet shqup dëgjoni pushtethumburit!", shkruan Kryeministri Rama.
Më herët, Rama shprehu edhe njëherë qëndrimin e tij se çmimi i energjisë elektrike nuk do të rritet, por nga ana tjetër, aksioni për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme nga qytetarët dhe bizneset, do të vijojë.

"Ankohet për çmimin e energjisë kush si paguan po i vjedh dritat! Çmimi i energjisë s'do rritet, operacioni kundër hajdutërisë do ashpërsohet, shprehet kryeministri.