Çmimi 'Balkanika 2017', Ridvan Dibra përfaqëson Shqipërinë 

“Legjenda e vetmisë” i Ridvan Dibrës është libri me të cilin Shqipëria është në garë për Çmimin Letrar “Balkanika 2017”. Subjekti i librit mbështetet në një këngë të vjetër shqiptare, ku vargjet që spikasin janë: “Nana djalin ka qorrue/me gjaks t’burrit me u martue”.  Mbi këtë bazë shkrimtari sjell një roman për vetminë dhe hakmarrjen, ku personazhi i Balës dyshon dhe vuan për vrasjen e të atit, e fshehur si vetëvrasje. Me një stil elegant, plot poezi, ritëm e ndjeshmëri, Bala sipas kritikës letrare nis e merr atributet e një Edipi a Hamleti modern, duke sjellë risi në personazhet e romanit shqiptar.

Ridvan Dibra ka shkruar njëzet libra në prozë, poezi, eseistikë e studime letrare dhe është përkthyer në disa gjuhë të huaja. Romani “Legjenda e vetmisë” është vlerësuar me çmimin “Rexhai Surroi” (2012) dhe është përkthyer në frëngjisht.

Mbledhja dhe funksionimi i jurisë kombëtare është bërë nga botimet “Toena”, si pjesë e Fondacionit Balkanika. Anëtarët e jurisë kanë qenë: prof. Floresha Dado, Piro Misha, Diana Çuli, Sonila Kapo dhe Preç Zogaj.

Deri më tani çmimi "Balkanika" është fituar nga shkrimtarët shqiptarë, si Fatos Kongoli (2002), Ismail Kadare (2009) dhe Bashkim Shehu (2015). Shkrimtarët pjesëmarrës të këtij edicioni, në garë për çmimin “Balkanika”, sipas vendeve përkatëse, janë nga Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia, Greqia,Rumania dhe Serbia.

 - Ridvan Dibra “Le petit Bala: La Légende de la solitude” (Legjenda e vetmisë) – Shqipëria.

- Aksinia Mihaylova “Changement des miroires” (Ndryshimi i pasqyrave) – Bullgaria.

- Ermis Lafazanovski “Histoires” (Tregime) – Shkupi.

- Rhea Galanaki “L’ultime humiliation” (Poshtërimi i fundit) – Greqia.

- Ayhan Geçgin “La longue marche” (Rrugëtimi i gjatë) – Turqia.

- Eugen Uricaru “Le poids d’un ange” (Pesha e një engjëlli) – Rumania.

- Srđan Srdić “Combustion” (Djegie) – Serbia.

“Balkanika” është çmimi letrar më i rëndësishëm që ndahet për letërsinë ballkanike. Ngjarja e rëndësishme kulturore do të organizohet në Bukuresht të Rumanisë, më 15 dhjetor 2018.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë