TIRANE- Pak orë pasi në seancën dëgjimore të Entit Rregullator të Energjisë u bënë publike propozimet për rritjen e çmimit të energjisë, kryetari i PS-së Edi Rama reagoi në profilin e tij në rrjetin social Twitter.
“300% është rritur barra e familjeve në faturën e energjisë gjatë pushtetit të Saliut. Është koha që kush fiton më pak të paguajë më pak. Është koha e liberalizimit të plotë të tregut të energjisë dhe e shembjes së mureve te klientelave familjare të pushtetit në këtë sektor”, shkruan kryesocialisti në Twitter.
Sipas tij, treguesit janë më të këqinjtë e të gjitha kohërave pas 97-ës në menaxhimin e energjisë.
“Vjedhjet janë më të mëdha se asnjëherë po ashtu, shqiptarët po paguajnë përditë e më shumë për rrushtë e për kumbullat e Saliut me paratë e tyre, edhe me energjinë i njëjti avaz është”, deklaron Rama në rrjetin social.
/Shqiptarja.com