TIRANË- Kryeministri Edi Rama sqaroi sot, përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", se heqja e fashës së energjisë elektrike dhe vendosja e çmimit mesatar fiks i jep fund vjedhjes masive dhe vendos një sistem të drejtë, ku askush nuk mund të shmanget në kurriz të më të varfërve, siç ka ndodhur deri sot.
Duke iu përgjigjur komentuesve të pakënaqur me këtë vendim, Rama shprehet: "Siç duket shumë nga llogaritarët që komentojnë këtu, ose nuk e kanë paguar ndonjëherë vetë energjinë ose, të më falin, po e kanë vjedhur! Ose pastaj thjesht flasin kot duke harxhuar lekët e internetit për të vrarë kohën...".
Duke sqaruar më tej, Kreu i Qeverisë thekson se "çmimi i energjisë ka qenë 7.7 lekë vetëm për fashën 300KW, e cila u vendos medemek për të mbrojtur të varfërit".
Por, sipas Kryeministrit, "u futën pas fashës edhe vjedhësit e energjisë dhe fasha mbrojtëse e të varfërve u kthye në mburojë të hajdutërisë".
Duke hequr fashën, vijoi Rama, çmimi bëhet i njëjtë për të gjithë konsumatorët". Ndërsa sipas tij, ata që duhen mbrojtur nga heqja e fashës, qeveria i mbron me pagesë të drejtëpërdrejtë në pagën e pensionit, të invalidit apo të familjes në ndihmë ekonomike".
"Të tjerët do të paguajnë mbi bazën e çmimit mesatar, i cili në janar bëhet 9.5 lekë për të gjithë konsumatorët familjarë nga 9.9 lekë deri 10.3 lekë që varion sot - pra çmimi mesatar ulet jo rritet! Kjo është aritmetika e thjeshtë e çmimit të energjisë dhe jo hesapi pa hanxhin i atyre që thonë "ishte 7.7 lekë u bë 9.5 lekë"!", shkruan Rama.
Çmimi 7.7 lekë, sipas Kryeministrit, ishte vetëm për fashën dhe nuk është çmimi i sotëm mesatar i energjisë për të gjithë.
Duke vijuar më tej, Kryeministri thekson se "kush nuk është pensionist kryefamiljar, invalid apo anëtar i një familjeje me ndihmë ekonomike, nuk do të paguajë më shumë, por vetëm aq sa i takon në bazë të konsumit që bën".
"Të tjerat janë spekullime të turpshme për interesa të ulëta politike ose thjesht hesape të gabuara, për faj të të mësuarit keq, duke e shpenzuar energjinë si mall pa zot!", përfundon postimin e tij Kryeministri Rama. /ATSH/
/Shqiptarja.com