'Çmimi i kafesë pritet të rritet deri në 20 lekë', Shoqata Bar-Restoranteve për Report Tv: Pandemia uli prodhimin, kërkesa më e lartë se oferta

TIRANË- Çmimi i kafesë pritet që të rritet deri në 20 lekë. Kështu deklaroi në "Report Tv", kreu i shoqatës së Bar-Restoranteve, Enri Jahja. Sipas tij, ky ka qenë një vit i vështirë dhe ka pasur një rritje të çmimeve për të gjitha lëndët e parë, siç ndodhi edhe me grurin.

Duke u ndalur në detaje, Jahja shpjegoi se përse pritet të ketë një rritje të çmimit të kafesë. Ai tha se këtë vit ka pasur një ulje të prodhimit të kafesë, gjë që do të reflektohet tek rritja e çmimit të saj, pasi kërkesa e tregut do jetë e madhe.

"Është rritur çdo lënë e parë, hekuri, çimento, gruri kështu që teknikisht do rritet edhe kafeja, duke qenë se në jemi vend importues, do rritet edhe çmimi. Vlen të theksohet se ka të paktën 20 vite në Shqipëri që nuk ka pasur rritje të çmimit të kafesë si në çdo vend të botës. Gjithsesi si çdo gjë tjetër edhe këtu funksionojnë gjërat mbrapsht sepse kemi një ofertë shumë të lartë kafeje për konsumatorët, ndërkohë do rritet edhe çmimi kafesë si lëndë e parë, absurditet për tregun e lirë. Sivjet ka qenë një vit i keq në prodhimin e kafesë dhe tregjet botërore kanë më pak ofertë për kafe lënë të parë, kjo sjell rritjen e kërkesës edhe rritjen edhe çmimit, sepse oferta nuk e përmbush kërkesën. Kjo do të sjell rritjen. Te ne funksionon ndryshe, ne kemi kërkesë të madhe, që do sjell rritjen e çmimit. Parashikohet 10 deri në 20 lekë", tha Jahja.

Kreu i shoqatës së Bar-Restoranteve pohoi se rritja e çmimit të kafesë pritet të reflektohet nga mesi i muajit tetor. Sipas tij, do rritet çmimi i kafesë si lëndë e parë, ç'ka do të sjell edhe rritjen e kafesë turke dhe asaj në bare. Ndër importuesit kryesor të kafesë, Jahja përmendi Italinë, Greqinë dhe Brazilin, teksa tha se në vendin tonë kemi rreth 500 importues kafeje.

"Kjo besoj do fillojë të ndihet nga mesi i tetorit, pasi atëherë do reflektohet te kafeja lëndë e parë, por edhe tek kafja turke. Do ketë reflektim gjithëpërfshirës, edhe kafja e restorantit, edhe e shtëpisë. Dy janë importuesit kryesor, Italia, një pjesë e vogël nga Greqia, por shkohet edhe më tej në Brazil, një nga importuesit kryesor. Së fundmi sipas informacioneve nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave kemi të paktën rreth 400 deri në 500 importues kafeje. Për vendin tonë është një shifër e madhe dhe e lartë. Jemi diku tek 700 deri në 1 mijë ton", u shpreh Jahja.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:55
Braçe poston intervistën në Report tv dhe ironizon Shoqatën e Bareve: Këta do rrisin çmimin e kafes se na qenka shtrenjtuar çimentoja

Çmimi i kafesë pritet që të rritet deri në 20 lekë. Kështu deklaroi në "Report Tv", kreu i shoqatës së Bar-Restoranteve, Enri Jahja, i cili tha se “është rritur çdo lënë e parë, hekuri, çimento, gruri kështu që teknikisht do rritet edhe kafeja, duke qenë se në jemi vend importues, do rritet edhe çmimi. Vlen të theksohet se ka të paktën 20 vite në Shqipëri që nuk ka pasur rritje të çmimit të kafesë si në çdo vend të botës.”.

Por kjo ka nxitur reagimin e deputetit të PS, Erion Braçe, i cili ironizoi kreun e shoqatës së Bareve duke thënë se “meqë qenka rritur çimento, le të rritet edhe kafeja”.

“Do rrisim çmimin e kafesë së duam. Kemi 20 vjet pa e rritur, ca u bë këtu! Po pse? Lexoni arsyet çfarë thotë: u rrit çmimi i hekurit, çimentos, grurit, teknikisht do rritet dhe kafeja’, shkruan me ironi Braçe.

Postimi i Erion Braçes
SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/09/2021 01:14

    Kafeja qe shitet ne Shqiperi eshte nje monstuozitet me vete dhe nuk meriton te rritet asnje qindarke.Sa here qe na sjellin kafe nga Shqiperia,nena ime e hedh,pasi nuk gelltihet.Here ka shije dhe ere dheu,here ka shije dhe ere te dyshimte myku e lageshtie,per te mos folur per ngjyren, qe kafe e ka emrin,por duket me teper si kakao e erret.Njehere deshi t'a shpetonte duke e perziere me kafen qe shitet ketu,por ishte e pamundur,shija dhe era e rende e saj,nuk mund te kamuflohej.Dyshoj qe importuesit shqiptare mbledhin te gjitha kafet me te lira,me te keqia,ndoshta mbetjet dhe shteti nuk eshte i afte t'i dalloje cilesite dhe te marre masat.Dhe tani duan t'i rrisin dhe cmimin!Me vjen keq qe shqiptaret aty jane te detyruar te pine ate lloj <<kafeje>> me ate lloj cmimi!!

    Përgjigju
  • Populli: 25/09/2021 21:47

    Po pse more maskarenj, nuk u ngopët ju, që dhe në periudhë pandemie keni punuar duke mos zbatuar masat anti-covid dhe keni fituar sa ju ka dashur qejfi dhe tani, mqse është rritur çmimi i hekurit dhe çimentos na u dashka të rrisni dhe çmimin e kafes. Ky popull do bëjë mirë të mos shkojë nëpër bare si shënjë proteste për këta të pangopur.

    Përgjigju
  • Kafeja: 25/09/2021 20:46

    Po ja prishe shqiptarit terezin e kafes te qohet n proteste ! Maksimumii 5-10 lek po e rriti makjaton qohet rinia protest ta dini

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?