Taksistët e Elbasanit janë ngritur në protestë këtë të premte duke kërkuar nga Këshilli Bashkiak të ndryshojë vendimin për "biletën e prenotimit" për faktin se janë të detyruar që kur transportojnë pasagjerë drejt Tiranës rrugën e kthimit ta bëjnë bosh.

"Kthimi pa pasagjerë nga Tirana na penalizon! Një invalid për të shkuar në Tiranë duhet të marrë dy herë taksi. Kam marrë dy herë gjoba nga bashkia e Tiranës, tre muaj më kanë bllokuar dhe lejen e qarkullimit. Polici i bashkisë më ka kërkuar të zbres tek TEG-u pasagjerin invalid."

Po kështu kërkojnë ndryshimin e tarifave për shërbimin taksi, për shkak të rritjes së çmimit të naftës, verifikimin e taksive të licensuara dhe ndaljen e informalitetit.

Përcaktimin e vendqëndrimeve për taksitë dhe furgonat e fshatrave.

"Kam 8 vite që punoj taksi, tani jam drejt mbylljes. Probleme kemi dhe me taksitë e fshatrave sepse vijnë të punojnë në qytet, gjë që nuk u lejohet. Të licencuar në Elbasan mund të jenë 100 taksi, të palicensuara janë 300. Autoritetet i kanë të gjithë informacionet, targat dhe nuk veprojnë".

Këto kërkesa i kanë adresuar dhe zyrtarisht për Bashkinë e Elbsanit, Drejtorinë e Transportit si dhe Tatimet.