Çmimi i letërsisë italiane “Strega”
shpallet lista e 12 konkurruesve

Çmimi i letërsisë italiane “Strega”<br />shpallet lista e 12 konkurruesve
TIRANE-Çmimi prestigjioz i letërsisë “Strega” që nga viti i kaluar do përfshijë edhe vlerësimin e një jurie shqiptare. Këtë të enjte në Bibliotekën Kombëtare u shpallën nga Instituti italian i Kulturës 12 librat finalistë për edicionin e 71- të këtij eventi. Drejtoresha e Institutit Italian, Adriana Frissena foli për risitë e këtij edicioni.
 
“Vota për dhënien e çmimit prestigjioz këtë vit paraqet risi që synojnë t’i japin një rol më të madh lexuesve të romaneve italianë jashtë vendit në përzgjedhjen e finalistëve fitues. Në Shqipëri janë përzgjedhur anëtar të një jurie të pasionuar e njohës të gjuhës italiane, si botues e përkthyes të njohur. Çdo anëtar i jurisë do të qëndrojë në fuqi vetëm për një vit, dhe ka të drejtë të jap vetëm një votë për përzgjedhjen e finalistëve”, tha Adriana Frissena.
 
Anëtarët e jurisë shqiptare si rregull nuk bëhen publik, për të mos u ndikuar, deklarojnë organizatorët, por mësojmë se pesë të nominuarit do të shpallen në muajin korrik. Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani tha juria ndërkombëtare përbëhet nga 660 veta që janë përzgjedhur nga 20 institute italiane të kulturës jashtë vendit.
 
“Ka qenë një literaturë e vëllimshme e vështirë, që kërkon dije dhe informacione të vijueshme në kontekstin e kulturës librit dhe të letërsisë italiane në përgjithësi dhe me kënaqësi kam mësuar që një pjesë e jurisë ka votuar për autorin që është shpallur dhe fitues i çmimit “Strega”, për vitin 2016”, tha Persida Asllani.
 
Çmimi prestigjioz “Strega” u themelua në vitin 1947 në Romë nga Maria dhe Goffredo Bellonci, me kontributin e Guido Albertit, pronar i fabrikës së pijeve Strega Alberti Benevento. Çmimi i jepet çdo vit një romani, shkruar në gjuhën italiane dhe botuar gjatë edicionit të parë. Vitin e kaluar u votua për çmimin Strega 2016 romanin “Shkolla katolike” e Edoardo Albinati. Ndërsa mes 12 autorëve të përzgjedhur të këtij viti renditen veprat e Teresa Ciababatti-t, Marco Rosssarit, Ferrucio Parazzoli-t e të tjerë.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar