Çmimi i pasaportave, Braçe: PS
kundërshtoi...e rriti Sali Berisha!

Çmimi i pasaportave, Braçe: PS<br />kundërshtoi...e rriti Sali Berisha!
Vendimet e marra nga qeveria Berisha vazhdojnë të dëmtojnë qytetarët dhe të rëndojnë xhepat e tyre. Ky ishte qëndrimi i mbajtur dje nga kryetari i Komisionit të Ekonomosë, Erion Braçe teksa arguementoi se rritja e çmimit të kuponave të kartave të identitetit dhe pasaportave është bërë që në kohën e qeverisjes së Berishës.

Duke bërë publike dokumentat mbi të cilat e bazonte këtë akuzë, Braçe ngriti gishtin edhe ndaj dy ish-ministrave të Brendshëm gjatë qeverisjes së djathtë, Flamur Noka dhe presidentit aktual, Bujar Nishani.

“Sali Berisha vendosi për rritjen e çmimit të kartave të identitetit dhe pasaportave, ja ku i keni dokumentat. Është vendimi i Sali Berishës i prillit të vitit 2013. Është projektligji për Ratifikimin e zgjatjes së afatit dhe ndryshimin e disa elementeve, përfshirë çmimin e kartave dhe pasaportave në kontratën e Qeverisë, Ministrisë së Brendshme dhe kompanisë koncesionare Sagem. Është relacioni spjegues i ndryshimeve në kontratë me argumentat për rritjen e çmimit. Është kontrata e re me koncesionarin e nënshkruar nga ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka. Është kontrata e vjetër që u ndryshua e firmosur nga ish-ministri i Brendshëm Bujar Nishani. Të gjitha dokumentat materializuan vendimin: Çmimi i Kartës së Identitetit nga 1 janari 2015 do të jetë 1500 lekë dhe çmimi i Pasaportës nga kjo datë do të jetë 7500 lekë”, deklaroi Braçe.

Deputeti socialist kujton se ai dhe kolegët e tij Balla e Bello kanë qenë kundër, ndërkohë që sqaron se nëse kontrata e nënshkruar do të prishej do të sillte një shumë të majme për shkak të penaliteteve të cilat do të rëndonin sërish në xhepat e qytetarëve shqiptarë. Braçe fton qytetarët t’i kërkojnë shpjegime për vendimin e marrë deputetëve demokratë Berisha, Noka, Topalli si dhe kreut të shtetit Bujar Nishani.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm (7 Janar 2015) të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani

Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani