TIRANË - Enti Rregullator i Energjisë miratoi sot (8 janar 2025) çmimet e reja të energjisë për konsumatorët familjarë të cilët do të hyjnë në fuqi më 1 shkurt dhe do të jenë të vlefshme deri më 31 dhjetor 2025.
Për konsumatorët familjarë që shpenzojnë deri në 700 kw/h, çmimi do të jetë 8,5 lekë për kilovat për orë pra 1 lekë më pak. Ndërsa për ato familje që konsumojnë më shumë se 700 kilovat, çmimi do të jetë 9,5 lekë për kilovat.
Ndërkohë sa i takon konsumatorëve që janë mbi këtë fashë pra kush konsumon 701 KWh do të duhet të paguajë të gjithë sasinë e energjisë nga KWh 1 në KWh 701 me çmim 9.5 lekë KWh.
Ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku tha se konsumimi mujor i abonentëve nga 0 - 700 kWh është 1070 000 ose 95% e kontratave. Pra praktikisht mbi 1 milionë përfitojnë ulje të çmimit.
Gjatë diskutimeve u nënvizua se fasha 700 KWh përfshin të paktën 80 për qind të konsumatorëve familjarë të lidhur në tension 0.4 kv duke vlerësuar se ndikimi i uljes së çmimit prek një masë të madhe të familjeje.
Nga pikëpamja e efiçencës së energjisë është në nivel të lartë, s'kemi me humbje drastike. Niveli i arkëtimeve pritet të shkojë në 95% dhe janë ulur humbja. Ndaj kemi mundësi të ulim çmimet për familjet. 80% e konsumatorëve në vend shpenzojnë deri në 700 kWh. Kjo ulje e çmimit ndikon edhe në përdorimin më me efiçencë të energjisë elektrike, tha Drejtori i Tarifave në ERE Romir Pajenga
Ulja e çmimit të energjisë elektrike është premtuar nga kryeministri Edi Rama gjatë vitit 2024 gjatë takimeve me pensionistët. Aktualisht familjet paguajnë energjinë është 9.5 lekë për kilovat pa TVSH ose 11.4 lekë me TVSH.
G.K/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
17.2%
-
Gafë
76.2%
-
Nuk e di
6.6%
Vota total: 651
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Meta intervistë nga qelia nr. 5: Arrestimi im mafioz dhe banditesk, i pari i mora unë në pyetje prokurorët e SPAK! Izolimi në 12 m2 s’më pengon të kandidoj
8 Janar, 19:46
-
Akuzat se uli çmimin e energjisë për zgjedhjet, Rama: E pavërtetë, s' kemi bërë asgjë me karakter elektoral vite më parë, jo tani që marrim fitoren e 10 radhazi
8 Janar, 19:22
-
Basha: Premtimi i Ramës për energjinë si 12 vite më parë, mashtrimi i radhës për votën e 11 Majit!
8 Janar, 17:00
-
Ulet me 1 lek çmimi i energjisë për mbi 1 milion familje! SHEMBUJ se sa do kurseni nga fatura në muaj
8 Janar, 16:18
-
Ulja e çmimit të energjisë, Berisha kundër: Favorizon të pasurit! Bardhi: Tallje për qëllime elektorale, Ramës i intereson vetëm pasurimi i tij dhe Ballukut
8 Janar, 15:41
-
‘SPAK përkëdhel Berishën, me PS tregohet i pamëshirshëm’, Ilir Yzeiri në Report Tv: Rama nuk ka përballë konkurrentë në zgjedhje, s’kemi opozitë
8 Janar, 14:11
-
Shitblerje e paligjshme energjie? SPAK nis hetimet mbi kallëzimin e Bardhit për Ballukun! Avokati i deputetit demokrat: Të përgjigjet ku ikën 180 mln euro?
8 Janar, 14:02
-
Ulet 1 lek çmimi i energjisë për konsumatorët familjarë për vitin 2025! Rama: E para pas 35 viteve! E mirëmenduar e konsultuar dhe me ekspertë ndërkombëtarë
8 Janar, 12:09
-
Fluturime direkte me Izraelin, Rama: Forcojnë marrëdhëniet mes vendeve! Hap mundësi për shkëmbime kulturore, turizëm dhe biznes
8 Janar, 11:36
-
Lumi Vjosa, mbretëresha e lumenjve të egër dhe të apasionuarve pas rafting (FOTO)
8 Janar, 09:30
-
Bamir Topi në Report Tv: Politika s’ka qenë e motivuar për të bërë gjyqin e 21 janarit! Berisha e sheh pushtetin me dylbi, i garanton Ramës mandatin 4
7 Janar, 19:51
-
SPAK, sfida tjetër me lavanderinë politike të mëkateve
7 Janar, 18:46
Une familjar jam po vetem 2 muaj ne vit jam brenda fashe 700kw. Si e kane nxjere 95% jeta mashtrues ???
Përgjigjupara 2 viteve u be lufte e madhe te ritej cmimi se ishte situate krize- u moren me qira dy anije prodhuese dhe nuk u vune ne pune asnje dite. sot po na i ulin cmimin 1 lek- kam frike se mbas zgjedhjeve do na i rrisin dhe me shume se cna e ulen cmimin. meqe mu kujtua- po me Skavicen cfare u be? apo ashtu qe nje muhabet.
PërgjigjuNe fshat te bej investime akoma jan telat dhe kabinat nga 50 vjet cilesia e energjise 150 volt dhe cdo dite ka shkeputje energjie nese enegjia,nuk esht 220 volt i bie qe ta paguajme 2 fish
Përgjigju