Çmimi i SDG Business Pioneer Albania 2023! UNDP, vlerëson me çmim të parë Credins bank për kontribut të lartë në zhvillimin e shoqërisë shqiptare

Çmimi i SDG Business Pioneer Albania 2023! UNDP, vlerëson me çmim të parë Credins bank për kontribut të lartë në zhvillimin e shoqërisë shqiptare

Në Ditën e Kombeve të Bashkuara, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) shpalli edicionin e parë të Çmimit SDG Business Pioneers Albania 2023, në një mbrëmje elegante gala.

Në këtë iniciativë morën pjesë 62 biznese veprimtaria e të cilave, u vlerësua nga një juri ndërkombëtare e specializuar në fushën e SDG-ve. Një konkurs i cili erdhi në javën e SDG-ve të zhvilluar në Shqipëri, mbajti të mbërthyer për 3 muaj me emocion kompanitë konkurruese.

Credins Bank, u kurorëzua për punën e suksesshme me çmim të parë, në kategorinë biznes i madh duke qënë e para bankë që vlerësohet maksimalisht për përkushtimin e treguar në këto 20 vite.

Atë çka edhe e diferencoi Credins bank nga të gjithë konkuretet e tjerë, ishin ndër të tjera: nisma e food-bank, ndërtimi i të vetmes platformë online Crowdfunding në Shqipëri Smile.al, dhe mbështetja e fuqishme dhe e vazhdueshme e rinisë me produkte, shërbime apo edhe trajnime, intershipe, aktivitete kulturore-sociale etj.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Meta kopjon strategjitë e Ramës: Budalla e dini ju atë, po të ishte s’do rrinte 12 vite në pushtet

Meta kopjon strategjitë e Ramës: Budalla e dini ju atë, po të ishte s’do rrinte 12 vite në pushtet