Çmimi i tokës
hartë e re më 2012

Çmimi i tokës <br />hartë e re më 2012
TIRANE - Zv/ministrja e Drejtësisë, Brikena Kasmi, ka deklaruar dje se qeveria ka vendosur të ndryshojë me vendim dhe pastaj me ligj hartën e çmimeve të pronave. Sipas saj, harta aktuale është kaotike, pasi janë konstatuar raste kur pronat ngjitur me njera-tjetrën vlerësohen me çmime të ndryshme.

“Nga praktika është vënë re që kjo hartë vlere ka sjellë një disbalancim dhe një moskoordinim të pronave që janë fqinje me njëra-tjetrën. Jo në mënyrë propocionale me sipërfaqet dhe jo në mënyrë propocionale me vendndodhjen u ndryshon automatikisht vlera e pronës, duke bërë që njëra pronë të vlerësohet me tepër se sa ajo që është fqinje, që në fakt nuk duhet të qëndrojë”, tha Kasmi. Në ligjin e ri për kthimin dhe kompensimin e pronave, që pritet të shqyrtohet këtë muaj në Kuvend, parashikohet shtyrja e afatit të dorëzimit të dosjeve për kthim dhe kompensim pronash deri në prill të 2013-s. Po sipas të njejtit ligj, vlera e një pasurie të paluajtshme do të llogaritet si shumë e çmimit të tregut, strukturës inxhinjerike dhe qëllimit të përdorimit të kësaj pasurie. Për të shmagur kaosin dhe përplasjet mes intitucioneve të ndryshme që merren me pronat, për herë të parë mendohet të krijohet edhe drejtoria e përgjithshme e koordinimit, brenda strukturës së ministrisë së Drejtësiësë. “Krijimi i një drejtorie koordinimi të pronës nuk ka lidhje me vendimmarrjen, domethënë absolutisht nuk dublohen kompetencat e institucioneve. Kjo ka si synim koordinimin mes vendimeve të dhëna dhe çështjeve që janë pjesë e punës së përditshme, e veprimtarisë së Agjencisë së Kthimit dhe Kompënsimit të Pronave, Zyrës së Regjistrimit të Parusive të Paluajtshme apo Agjencisë së Legalizimit dhe Urbanizimit të Ndërtimeve pa leje, që do të koordinohen nga kjo drejtori. Nuk sjell asnjë vonesë, përveçse standardizon të gjitha praktikat dhe vendimet e mara në këtë fushë”, tha më teja ajo. Sipas zv.ministres, kjo drejtori do të kryejë studime për ndryshimet e nevojshme në legjislacionin për pronat, si dhe do të monitorojë të gjithë procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave.

Përballë situatës aspak premtuese në zgjidhjen e problemit 22-vjeçar të pronave, që është kritikuar edhe nga ndërkombëtarët, qeveria përgatiti amendime në ligj, që përfshijnë zgjatjen e afatit deri më 30 prill 2013. Këshilli i Ministrave ka shtyrë afatin e vlefshmërisë ligjore të AKKP, deri në 30 prill të vitit 2013. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronës, që nga fundi i vitit të kaluar, nuk kishte asnjë funksion ligjor, duke qenë se ligji e lejonte procesin për këtë qëllim të zhvillohej deri në 31 dhjetor 2011. Që të marrë fuqi ligjore, ky projekt duhet të kalojë për miratim nga Kuvendi, pasi fjala është për amendimin e ligjit ekzistues nr. 9235 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”. Këto ndryshime janë në përputhje me një strategji për rregullimin e procesit të pronësisë në Shqipëri, që nuk ka gjetur ende zgjidhje pas 22 vitesh, ku hasen mbivendosje pronësie, zënie të paligjshme pa lejen e pronarit, shdukje të dokumentacionit të vjetër arkivor, etj.

(gk/im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje