Çmimi i ulët, 'ngrin' prodhimi i naftës

Çmimi i ulët, 'ngrin' prodhimi i naftës
Situata e arit të zi në tregjet financiare ka detyruar katër vendet eksportuese më të mëdha të ngrinin prodhimin e naftës në nivelet e muajit janar.
 
Ministrat e naftës të Rusisë, Arabisë Saudite, Katarit dhe Venezuelës u takuan në Doha në përpjekje për të ringritur kuotimin e naftës në bursa.
 
Çmimi i naftës në bursa ra nën 30 dollarë për fuçi. Katër vendet shpresojnë që pjesë e marrëveshjes të bëhen edhe vendet e tjera prodhuese të mëdha të naftës. Por menjëherë pas kësaj marrëveshje çmimi i naftës në disa bursa arriti në 36 $ për fuçi.
 
Çmimi i naftës ka rënë në 70 përqind që maja më e lartë kur ishte 116 dollarësh për fuçi në qershor të vitit 2014. Rënia ka ndodhur për shkak të prodhimit të shumtë dhe kërkesave të vogla.
 
Një ndikim ka pasur dhe heqja e sanksioneve të kombeve te bashkuara ndaj Iranit, i cili tashmë lejohet të eksportojë naftë. Një tjetër faktor është frika e kompanive të mëdha për të pasur këtë produkt stok, për shkak të situatës delikate ekonomike, në nivel botëror.
 
Ministri i Naftës i Arabisë Saudite,ka thënë se ata kërkojnë një çmim të qëndrueshëm. Venezuela dhe Rusia nga ana tjetër janë dy vendet, buxhetet e të cilave janë goditur më fort nga çmimi i ulët i naftës.
 

Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot