Suedi - Psikiatri dhe neurologu amerikan Karl Deisseroth 54 vjeç dhe kolegët e tij gjermanë Peter Hegemann, 71 vjeç dhe Georg Nagel 73 vjeç janë vlerësuar me Çmimin Nobel të këtij viti në Fiziologji ose Mjekësi për punën e tyre në fushën e optogjenetikës. Hulumtimi i tyre i ka ndihmuar shkencëtarët të kuptojnë më mirë se si funksionon truri i njeriut.
Komiteti Nobel i vlerësoi tre shkencëtarët për “zbulimet që çuan në optogjenetikë”, një metodë që mundëson aktivizimin ose çaktivizimin e aktivitetit të qelizave nervore individuale në trurin e një njeriu.
“Kjo metodë tani po përdoret në laboratorë anembanë botës për të zbuluar misteret e trurit”, shkroi komiteti në platformën sociale X.
Çmimi këtë vit është 12 milionë korona suedeze, rreth 1.2 milionë dollarë.
Vitin e kaluar, Çmimi Nobel në Mjekësi iu dha Mary E. Brunkow, Fred Ramsdell dhe Dr. Shimon Sakaguchi për zbulimet mbi mënyrën se si sistemi imunitar sulmon mikrobet, duke shmangur dëmtimin e vetë organizmit.
Puna e tyre zbuloi një mekanizëm kyç që trupi përdor për të mbajtur sistemin imunitar nën kontroll, i njohur si toleranca imunitare periferike. Ekspertët i cilësuan këto gjetje si thelbësore për kuptimin e sëmundjeve autoimune, përfshirë diabetin e tipit 1, artritin reumatoid dhe lupusin.









Komente
Komento