Një gjenetist suedez është nderuar me çmimin Nobel 2022 në Mjekësi. Svante Pääbo ka fituar çmimin prej 10 milionë korona suedeze ose rreth 867,000 paund, shpallur këtë të hënë nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave në Stokholm.
“Përmes kërkimit shkencor, Svante Pääbo, arriti diçka në dukje të pamundur: renditjen e gjenomit të Neandertalit’, tha komiteti Nobel në një deklaratë.
Zbulimet e Pääbo sipas komitetit kanë krijuar një kuptim të ri të historisë sonë të ecolucionit dhe ky hulumtim ka ndihmuar në themelimin e shkencës në zhvillim të “paleogjenomikës”, ose studimit të materialit gjenetik nga patogjenët e lashtë.
Në vitet 1990, kërkimet mbi përpunimin e kodit gjenetik të njeriut po zhvilloheshin me ritëm, por kjo mbështetej në mostrat e freskëta të ADN-së së pacenuar.
Interesi i Prof Paabo ishte në materialin gjenetik të vjetër, të degraduar dhe të kontaminuar nga paraardhësit tanë. Shumë menduan se ishte një sfidë e pamundur, por ai ishte, për herë të parë, në gjendje të rendiste ADN-në nga një copë kocke 40,000-vjeçare.
Këto rezultate treguan se Neandertalët - të cilët kryesisht jetonin në Evropë dhe Azinë Perëndimore - ishin të ndryshëm nga njerëzit e sotëm dhe shimpanzetë.
Puna e tij u fokusua tek grupi i njerëzve modernë që përfshin Homo sapiens, por edhe të afërmit tanë të zhdukur.
Krahasimet e mëtejshme midis ADN-së së Neandertalit dhe njerëzve nga e gjithë bota treguan se ADN-ja e tyre ishte një përputhje më e afërt me njerëzit që vinin nga Evropa ose Azia.