Sot është dita e tretë që qytetet e Shqipërisë, ashtu edhe si në Berat po zhvillohen protestat për rritjen e çmimit të naftës.

Një prej qytetarëve të pranishëm në protestë tha se çmimet janë stratosferike dhe se do të protestojnë derisa kërkesat e tyre të plotësohen

"Nuk kemi parë ndonjë të mirë nga ndonjë krah, nuk do të ishim vendi më i varfër në Europë. Kemi qëllim shoqëror, bashkohemi pa dallim politike. Qëllimi i protestës është rritja ekstreme e çmimit të naftës. I bëjmë thirrje kryeministrit, ministrave, qeverisë të ulin çmimin. Nëse nuk i plotësojnë kërkesat tona, do të nisemi në protestën e madhe në Tiranë.", tha një qytetar.

 

 

 


Lajmi kryesor:

Rritja e çmimeve, protesta e tensione në Tiranë e disa qytete të vendit, bllokohen akse rrugore! Rama: Të manipuluar nga një përpjekje e ulët e 'non gratave' të shpallura ose jo (VIDEO)