Itali- Një organizatë e trafikut të lëndëve narkotike, e cila operonte prej vitit 2017 sipas të dhënave policore, është shkatërruar gjatë një operacioni ditën e djeshme në rajonin e Torino, në Itali.
Në orët e para të ditës së 21 marsit, karabinierët e kompanisë Chivasso përfunduan një operacion të rëndësishëm antidrogë, duke arrestuar dhe marrë nën akuzë 9 persona, shumica prej tyre shqiptarë (mes të cilëve dhe një femër), kurse pjesa tjetër rumunë (përfshirë një femër e dytë) dhe një italian. Tre shqiptarë u arrestuan, që dyshohen si drejtues të grupit, të moshave 26-33 vjeç.
Hetimet kishin nisur prej vitit 2021, por u thelluan më tej në vitin 2023, u krye një arrestim i rëndësishëm. Në atë kohë, një shtetas shqiptar ishte ndaluar në Castagneto me 200 gramë lëndë narkotike kokainë, ngjarje që shkaktoi një veprimtari të gjatë dhe komplekse hetimore.
Karabinierët kishin ndaluar 60-vjeçarin dhe më tej nga kontrollet i zbuluan gjithashtu një serë të bërë vetë me 35 bimë, 5 kilogramë marijuanë tashmë të tharë dhe doza hashash gati për shitje.
Organizata operonte mes Milanos dhe Torinos, ku ishin rezidentë edhe të dyshuarit. Gjashtë prej të dyshuarve janë janë shqiptarë. Tre prej tyre të afrrestuar, 6 nën akuzë me detyrim për paraqitje dhe arrest shtëpiak, informon media italiane.
Autoritetet dyshojnë se të proceduarit penalisht janë pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës që vepronte midis Chivasso-s dhe kodrave, zonë që ka qenë në qendër të operacioneve të shumta policore vitet e fundit.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 23:36
Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?
-
Po
12.8%
-
Jo
78.3%
-
Nuk e di
8.9%
Vota total: 406
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Hedh nga dritarja e makinës kokainën që të mos e kapnin karabinierët, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Perugia
24 Mars, 19:28
-
Itali/ Kthyen shtëpinë në ‘fermë hashashi’, arrestohen 2 shqiptarët! Ja çfarë u gjeti dhe sekuestroi policia
24 Mars, 16:40
-
Milano/ Po trafikonin 90 kg marihuanë me kamion, arrestohen 39-vjeçari shqiptar dhe rumuni! U gjenden dhe 20 mijë euro cash nga shitja, ‘dhomë sekrete’ për mallin
24 Mars, 16:24
-
Itali/ Trafik kokaine dhe kraku të fshehur në kuti karamelesh, arrestohet 25-vjeçari shqiptar! E shpërndante në makinë me qira
24 Mars, 16:04
-
Traktori del nga rruga dhe e zë poshtë, ndërron jetë 30-vjeçari shqiptar në Itali
24 Mars, 14:54
-
Itali/ Policia sekuestron 90 kg drogë në një kamion dhe 20 mijë euro cash! Në pranga shqiptari dhe rumuni
23 Mars, 21:45
-
PD vijon të gënjejë shqiptarët, Noka nga Italia: BE shtyu pa afat negociatat (por Brukseli përgënjeshtroi Berishën)
23 Mars, 17:30
-
Pas 38 ditësh i shtruar në spital, Papa Françesku rikthehet në Vatikan, por me aparatura për frymëmarrjen
23 Mars, 14:24
-
Romë/ Shpërthim në lagjen Monteverde, shembet një pallat! Po kërkohen persona nën rrënoja, nxirret i gjallë një skocez me djegie në 70% të trupit (FOTO+VIDEO)
23 Mars, 12:09
-
Papa Françesku shfaqet për herë të parë në publik pas 38 ditësh i shtruar në spital, përshëndet besimtarët nga ballkoni i Poliklinikës Gemelli (VIDEO)
23 Mars, 08:20
-
Greqi/ Përleshje me thika mes shqiptarëve në ‘zemër’ të Selanikut, 2 të plagosur në spital, njëri prej tyre në gjendje kritike! Momenti i ngjarjes (VIDEO)
22 Mars, 22:00
-
Pas 5 javësh, Papa Françesku do dalë nesër nga spitali në Romë
22 Mars, 18:35