Përdhosja e varreve u konstatua mëngjesin e kësaj të hënë nga disa banorë, të cilët janë përballur me dëmtimin e varreve e fotove të familjarëve të tyre të ndjerë. Ata kërkojnë zbulimin dhe vënien e autorëve para drejtësisë.
Policia e Përmetit ka shoqëruar tre persona në Komisariat, njëri prej të cilëve i mitur, pasi dyshohen si autorët e këtij akti vandal.
'Vajtëm i pamë janë thyer, nuk dimë gjë se kush i ka thyer', tha një banorë.
'Më tha ime shoqe që janë dëmtuar shumë varre. Unë do t'i lutesha rendit, apo kush e ka ka këtë mundësi ta gjej dhe verifikojë atë që i ka dëmtuar', tha një banorë tjetër.
Ky fenomen ripërsëritet në këtë fshat pas 2 vitesh, ku dhe atëherë askush nuk u akuzua për këtë akt vandal.