CNN raporton mbi një video të postuar në mediat sociale që tregon se trupat ukrainase po fitojnë terren mbi forcat ruse pranë qytetit verior të Chernihiv. Në videon e xhiruar në fshatin Sloboda, rreth 19 kilometra larg Chernihiv, shihen një sërë forcash ukrainase, një tank rus i bombarduar dhe djegur dhe tym i trashë i bardhë në rrugë. Fshati është jetik për përpjekjet e Ukrainës për të thyer rrethimin rus të Chernihiv. Videoja është gjeolokuar dhe autenticiteti i saj është verifikuar nga CNN.
![]()
Lajmi kryesor:
Lufta/ Bisedime të reja në 1 prill! Putin: Paguani gazin me rubla ose iu ndërpresim kontratat! Franca dhe Gjermania: Gati të bllokojmë importin! Biden: Putin po izolohet në Rusi











