CNN: Kina vendos mbi 100 stacione ilegale policore nëpër botë, mes tyre Italia dhe Kroacia

CNN: Kina vendos mbi 100 stacione ilegale policore nëpër botë, mes tyre Italia dhe Kroacia

Kina ka ngritur mbi 100 të ashtuquajtura stacione policore jashtë shtetit, për të monitoruar, intimiduar dhe në disa raste riatdhesuar shtetasit kinezë që jetojnë në emigrim duke përdorur marrëveshjet dypalëshe të sigurisë të arritura me vendet në Evropë dhe Afrikë për të fituar një prani të gjerë ndërkombëtarish, raportojnë mediat e huaja.

Në mesin e vendeve ku raportohet se kina ka stacione të tilla janë italia, Kroacia, Serbia e Rumania. CNN, duke cituar organizatën e të drejtave të njeriut me bazë në Madrid, “Safeguard Defenders” ka sqaruar se si Kina ka arritur marrëveshje të përbashkët të patrullimit policor me Kroacinë e Serbinë mes viteve 2018 dhe 2019.

Aktivisti i të drejtave të njeriut me bazë në Madrid, Safeguard Defenders thotë se gjeti prova që Kina po operonte 48 stacione policore shtesë jashtë vendit që kur grupi zbuloi për herë të parë ekzistencën e 54 stacioneve të tilla në shtator.

Zyrtarët policorë kinezë janë parë duke patrulluar rrugët e Zagrebit në korrik të këtij viti. Një zyrtar kroat kishte thënë për agjencinë “Xinhua” se patrullimet ishin për “mbrojtje dhe tërheqje të turistëve të huaj”.

Ndërsa një tjetër serb, kishte thënë se kinezët nuk kanë fuqi për të arrestuar. “Safeguard Defenders” ka vlerësuar se kina po përpiqet të kthejë shtetasit kinez në vendlindje, edhe kundër vullnetit të tyre.

Pekini ka mohuar se po dërgon forcat e padeklaruara të policisë jashtë territorit të tij, teksa Ministri i Punëve të Jashtme tha për cnn se të gjitha këto pretendime janë bërë për ta njollosur kryeqytetin.

Safeguard Defenders tha se ka identifikuar katër juridiksione të ndryshme policore të Ministrisë së Sigurisë Publike të Kinës të cilat janë aktive në të paktën 53 vende, duke përfshirë të katër anët e globit për të ndihmuar emigrantët të cilët janë në një pjesë të Kinës.

Pekini ka mohuar se po drejton forcat e padeklaruara të policisë jashtë territorit të tij, me Ministrinë e tij të Punëve të Jashtme që i tha CNN në nëntor: “Shpresojmë që palët përkatëse të ndalojnë së reklamuari për të krijuar tensione. Përdorimi i kësaj si pretekst për të njollosur Kinën është i papranueshëm”. Në vend të kësaj, Kina ka pretenduar se objektet janë qendra administrative, të krijuara për të ndihmuar emigrantët kinezë me detyra si rinovimi i patentës së tyre të shoferit.

Kina ka pretenduar se objektet janë qendra administrative, të krijuara për të ndihmuar emigrantët kinezë me shërbime specifike, siç është rinovimi i patentës.

Irlanda ka mbyllur stacionin e policisë kineze të gjetur në territorin e saj, ndërsa Holanda, që ka marrë masa të ngjashme, ka nisur një hetim. Po ashtu ka nisur hetime edhe Spanja

Raportet e tyre kanë nxitur hetime në të paktën 13 vende të ndryshme deri më tani dhe kanë ndezur një përleshje diplomatike gjithnjë e më të nxehtë midis Kinës dhe kombeve si Kanadaja, shtëpia e një diaspore të madhe kineze.

Kina nuk është e vetmja superfuqi që akuzohet për përdorimin e mjeteve jashtëgjyqësore për të arritur objektivat për zbatimin e ligjit ose për qëllime të persekutimit politik jashtë vendit.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion