Mojtaba Khamenei
Mojtaba Khamenei mbeti i plagosur në ditën e parë të bombardimeve të SHBA dhe Izraelit në Iran, sulme në të cilat u vra babai i tij Ali Khamenei dhe u plagos për vdekje bashkëshortja e këtij të fundit.
Sipas CNN, që citon një burim në dijeni të situatës, udhëheqësi i ri suprem i Iranit ka pësuar frakturë në këmbë, një mavijosje rreth syrit të majtë dhe disa çarje të lehta në fytyrë.
Ambasadori iranian në Qipro, Alireza Salarian, tha për Guardian se ai ishte plagosur në këmbë, në një dorë dhe në një krah, ndërsa Yousef Pezeshkian, djali i presidentit iranian, tha se Khamenei është “i sigurt dhe nuk ka shqetësime”.
Lajmi kryesor:
Irani sulmon 3 anije në Hormuz: Bota duhet të përgatitet për naftën në 200 $ për fuçi! Trump: Lufta do të përfundojë kur ta vendos unë! Media: Shkolla e vajzave në Minab u godit nga një Tomahawk amerikan








