Foto: Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mund të vizitojë Uashingtonin të hënën,13 korrik, për një takim me Presidentin Donald Trump, raporton CNN, duke cituar një burim izraelit.
Të dy udhëheqësit pritet të diskutojnë për Iranin dhe një marrëveshje të re sigurie midis Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara. Marrëveshja aktuale skadon në vitin 2028.
Normalizimi i marrëdhënieve midis Izraelit dhe Arabisë Saudite pritet gjithashtu të jetë në axhendë. Trump dhe Netanyahu nuk janë takuar personalisht që nga para luftës me Iranin.
Lajmi kryesor:
Vijon ceremonia mortore për Khamenein në Iran/ Të pranishëm tre djemtë, përveç Mojtabës! Rreth 20 milionë pjesëmarrës








