CNN: Shqipëria mbetet e hapur për turistët amerikanë, s’ka nevojë për test COVID-19 apo karantinë

CNN: Shqipëria mbetet e hapur për turistët amerikanë, s’ka nevojë për test COVID-19 apo karantinë

2020 i ka dhënë një dimension tjetër udhëtimeve dhe pushimeve, pasi tanimë njëjtë si në jetën e përditshme edhe pushimet janë ndikuar nga kufizimet.

Prestigjiozja amerikane CNN, në një artikull të saj ka treguar një listë të vendeve ku qytetarët amerikanë mund të kalojnë pushimet e tyre, pa pasur nevojën e një testi negativ COVID-19 apo karantinimin e tyre për 14 ditë.

Në artikullin e tyre ata theksojnë se gjithsesi ata duhet të kalojnë kontrollet shëndetsore, të mbajnë maska me detyrim  dhe duhet të respektojnë orën policore.

Shqipëria nuk është e vetme në listë, në rajon janë edhe Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut apo Bosnia dhe Hercegovina. Deri tani Shqipëria dhe Serbia gjithashtu kanë filluar me vaksinimet kundër COVID-19. SHBA , ditën e djeshme morën vetë vendimin për të pasur një test negativ për çdo qytetar që udhëton atje, në përpjekje për të shmangur përhapjen në shkallë të madhe të virusit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar