Cocciante: Elhaida, talent i pastër
mund të kapërcejë kufijtë

Cocciante: Elhaida, talent i pastër<br />mund të kapërcejë kufijtë
TIRANË - Kantautori italian Riccardo Cocciante ka marrë pjesë në një konferencë për shtyp në Ministrinë e Kultursë në Tiranë, bashkë me këngëtaren fituese të "The Voice of Italy", shqiptaren Elhaida Dani.

"Kur dëgjova Elhaidën ndjeva talent të pastër, që ka mundësi të kapërcejë kufinjtë. Kufiri më i vështirë ishte ai i Italisë", u shpreh Cocciante. Ai i ka shtuar këtij argumenti se, "gjithmonë kam besuar se përtej faktit, që ajo i përket një lloj talenti, mund të shkonte përtej dhe së bashku ne e demonstruam këtë; e hapi zemrën dhe zgjodhëm një njeri, që nuk ishte i popullit italian, por ne e bëmë italiane", tha Cocciante .
 
Kantautori i famshëm u shpreh "shumë i mallëngjyer" për çfarë tha ministri i Kulturës, Visar Zhiti, se "në Shqipëri Coccianten e njihnin nga kënga juaj, pa vizë, duke kaluar tela me gjemba, se ishte zëri i Europës, lirisë, asaj që ne ëndërronim dhe në burgjet tona kishim të rinj pse dëgjonin këngë italiane, këngët tuaja dhe nuk guxonin t’i këndonin nën zë".

"Kur kam nisur të këndoj e kam bërë me thjeshtësi, me përulësi në kompozimin e asaj që kam kompozuar. Nuk e kam imagjinuar se do të prekja zemrat e shumë njerëzve", tha Cocciante.
 
Duke shtuar se "jo vetëm zemrën, por dhe në nivel social e kjo më mbush me gëzim, është një çmim fantastik, i mrekullueshëm për mua".
 
Pyetjeve të tjera Cocciante iu përgjigj me: "Nuk jam orator i madh. Që i vogël kam zgjedhur të shprehem me zërin tim mendimet dhe emocionet". E pas kësaj në një piano ka kënduar live "Margherita"-n e famshme, madje duke e mbullur thjesht me vokal, pa tinguj pianoje.

ELHADIA DANI: NUK E PRISJA KAQ MBËSHTETJE
 
"Falemnderit të gjithëve! E dija se do bënte bujë në Shqipëri, por jo kaq. Nuk e prisja këtë mbështetje të vazhdueshme nga të gjithë. Unë ndihesha fitimtare dhe nëse nuk do të isha fituese e atij emisioni. Pa Cocciante-n nuk do t’ia dilja kurrë mbanë. Kam shumë emocione akoma".   

 
 
Keni dhënë gjënë më të çmuar të zemrës, këngën. Ne jemi vendi ku njiheni më shumë dhe ju duam më shumë pas atdhetut tuaj. Ju thatë se vini për herë të parë. Por para jush kishte hyrë kënga juaj, pa vizë, duke kaluar tela me gjemba, Zëri i Europës, lirisë së saj që ne ëndërronim. Në burgjet tona kishim të rinj se dëgjonin këngë italiane, këngët tuaja dhe nuk guxonin t’i këndonin nën zë.
 
VISAR ZHITI
 
"Keni dhënë gjënë më të çmuar të zemrës, këngën. Ne jemi ndoshta vendi ku ju njiheni më shumë dhe ju duam më shumë pas atdheut tuaj. Ju thatë se vini për herë të parë. Por para jush kishte hyrë kënga juaj, pa vizë, duke kaluar tela me gjemba, zëri i Europës, lirisë së saj që ne ëndërronim.

Në burgjet tona kishim të rinj se dëgjonin këngë italiane, këngët tuaja dhe nuk guxonin t’i këndonin nën zë. E donim dhe na duhej zëri yt pasionant, i fuqishëm me dramë meditativ.
 
I dashur maestro. Ne jemi së bashku në ndërtesën, që u bë ndërtesa e oficerëve të diktaturës më pas Lidhja e Artistëve të Shqipërisë, ku ka pasur edhe dënime muzikantësh dhe kjo e bën dyfish domethënëse ardhjen tuaj.
 
Në zyrat përreth u shkrua me shumë zell ftesa për ju edhe si dëshirë përkujdesja e kryeministrit Berisha. "Do vijë, do vijë", i thonim njëri tjetrit me qejf. U bëtë më familjar për ne, që u përkujdesët për Elhaida Danin, që na emocionuat me përkujdesjen tuaj dhe e çuat në krye. Mirënjohje edhe italianëve, që pa paragjykime e vlerësuan. Zëri i saj u bë urë e miqësisë mes popujve tanë. Dhe Elhaida është simbol. Jemi mbledhur për të nderuar maestron e madh, Riccardo Cocciante".


Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Gjermani, AfD pritet të dalë e para në Tyringen dhe e dyta në Saksoni

Gjermani, AfD pritet të dalë e para në Tyringen dhe e dyta në Saksoni