COVID/ E prekur nga COVID solli në jetë foshnjën me lindje të parakohshme, vdes në Turqi nëna 24-vjeçare! Ishte e pavaksinuar

COVID/ E prekur nga COVID solli në jetë foshnjën me lindje të parakohshme, vdes në Turqi nëna 24-vjeçare! Ishte e pavaksinuar

Xheni Kaba

TURQI- Një ngjarje e trishtë është shënuar ditën e sotme që preku zemrat e të gjithë shqiptarëve. Xheni Kaba, 24 vjeçe, ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Me shumë përpjekje ajo solli në dritë vogëlushin e saj të vogël, në një nga spitalet e kryeqytetit. Por, nëna njëkohësisht kishe rezultuar pozitive me COVID-19 dhe si pasojë e komplikacioneve ajo kreu lindje të parakohshme në Tiranë.

Me shpresën se do t’ia dilte mbanë dhe do të ngrihej në këmbë për të rritur beben, ajo u dërgua për mjekim më të specializuar në Turqi. Por pavarësisht përpjekjeve, fatkeqësisht e reja nuk mundi ta fitonte betejën me COVID. Ndërsa, burime bëjnë me dije se ajo nuk e kishte bërë vaksinën anti-COVID.

Kujtojmë që një ditë më parë, në spitalin Infektiv humbi jetën një tjetër grua shtatzënë e si pasojë e koronavirusit. Roza Qoja, 34 vjeçe nga fshati Gjadër i Lezhës, ishte 4 muajshe shtatzënë. E reja ishte prekur nga virusi prej disa ditësh dhe për shkak se iu përkeqësua gjendja shëndetësore erdhi në Tiranë, ku për pasojë përfundoi në intubim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:48
‘Pse o Zot, pse ike kështu’, rrëqeth motra e 24-vjeçares që humbi jetën nga COVID: Do ta rris unë gocën, siç kishe ëndrrat

Linda Kaba, motra e Xheni Kabës, që humbi jetën ka COVID-i, ka prekur të gjithë ndjekësit me një postim të ndjerë dedikuar së motrës. Ajo çfarë është edhe më rrëqethëse në postimin e saj, është premtimi që jep, se vajzën që motra e lindi parakohe, por e la pas, do ta rris ajo vetë, ashtu siç Xheni kishte ëndrrat.

“O shpirti im o Xhen pse motra pse ike kështu, si do jetoj unë pa ty o drita ime o shpirt i shpirt tim. Ti ishe një lule e pa çelur akoma po se Zoti vë dorë te njerëzit e mirë. O Zot pse, o sa gjëra kam për të të thënë o xhan i motrës. Gjërat e tua të mira nuk kanë fund po Zoti nuk te la më, të donte afër vetes që të jesh një lule e bukur ne parajsë. Shpirti ime prehu ne paqe mos ki merak për gocën se do ta rris motra siç t’i kishe ëndrra që nuk tu realizuan kurrë. Sa mall kam për ty o drita ime”, shkruan e motra.

Postimi i Linda Kabës
SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë