Shkrimtari brazilian, Paulo Coelho, i ka ofruar "Sonyt" 100 mijë dollarë për të drejtat e filmit "The Interview", duke protestuar ndaj vendimit të kompanisë që këtë film parodi ta tërheqë nga kinematë në Korenë e Veriut pas kërcënimeve të hakerëve.
"Sony" ka anuluar premierën e paralajmëruar për datën 25 dhjetor, pasi hakerët kanë kërcënuar me sulm të rrjetit të kinemave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada.
"The Interview" është komedi me dy gazetarë televizivë të rekrutuar për vrasjen e liderit korean-verior, Kim Jong-Un.
Vendimi i "Sonyt" që të tërhiqet pas presionit të hakerëve ka nxitur protesta të aktivistëve të fjalës së lirë, raporton AFP-ja.
"I ofroj 'Sonyt' 100 mijë dollarë për të drejtat e filmit 'The Interview', të cilin pa pagesë do ta lansoja në blogun tim", ka shkruar Coelho në llogarinë e tij në "Twitter" teksa ka shkruar se oferta vlen deri të premten vonë.
"Do ta riktheni 0.01 për qind të buxhetit. Unë mund t'u them 'jo' kërcënimeve të terroristëve".
Autori i "Alkimistit" i ka thënë gazetës braziliane "O Globo" se anulimi i premierës është një "rast i paprecedent".
"Është një kërcënim që ka bërë punë. Sikur terroristët triumfuan", ka thënë ai teksa e ka krahasuar rastin me djegien e "Vargjeve satanike" të Selman Rushdies në disa vende myslimane, por sipas tij, kësaj radhe bëhet fjalë me "një çështje më serioze".
Sony edhe më herët ka qenë viktime e sulmeve të hakerëve si pasojë e të cilëve kanë rrjedhur në publik shënime private të producentëve, skenarë dhe të tjera dokumente interne përfshirë edhe të dhënat për pagat dhe librezat shëndetësore të të punësuarve.
Koreja e Veriut e ka demantuar se ka dorë në këto sulme./ATSH/
/Shqiptarja.com