Coentrao: Pirja e duhanit? Ishte ditëlindja ime, ndodhi rastësisht

Coentrao: Pirja e duhanit? Ishte ditëlindja ime, ndodhi rastësisht
Futbollisti i Real Madridit, Fabio Koentrao ka humbur mundësinë e paraqitjes në dy ndeshjet e fundit kundër Malagës dhe Vilarealit, për shkak se u kap nga paparacët duke pirë duhan në banketin e ditëlindjes së tij.

Portugezi këmbëngul se është një profesionist i vërtetë dhe ai ka qenë vetëm një akt sporadik. ”E kisha ditëlindjen dhe gjithçka ndodhi rastësisht. Le të mbetet në ndërgjegjen e atij që e ka publikuar foton dhe lajmin, por nuk mund të më fajësojnë për asgjë. Unë jam një profesionist dhe gjithmonë kam dhënë maksimumin tim për klubet ku kam luajtur" tha futbollisti portugez.

"Nuk duhet gjykuar dikush në bazë të një rasti të izoluar”, ka theksuar Koentrao. Mbetet të shihet nëse pas kësaj deklarate Koentrao do të rifitojë një vend në skuadrën e Real Madridit në një fazë delikate të sezonit të galaktikëve.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Luna feston 2 mujorin e lindjes, Kiara publikon foton e ëmbël

Luna feston 2 mujorin e lindjes, Kiara publikon foton e ëmbël