U shpenzuan mbi 3 muaj kohë, shtyrje seancash dhe një sasi e konsiderueshme parash shpenzuar nga taksat e shqiptarëve por nuk u soll asnjë provë në gjykim në lidhje me ekspertizën gjermane dhe atë shqiptare të navigatorit të automjetit të përdor nga Denis Shtraza dhe Ervin Dalipaj nga 6 Janari kur u rrëmbye dhe më pas ekzekutua Gazmend Çollaku.
Edhe eksperti i thirrur nga gjykata këtë të premte në shumicën e 14 pyetjeve u përgjigj se ka të dhëna që ai si deshifron dot. Ndërsa gjykata vendosi të rrëzoi kërkesën e prokurorisë dhe avokatëve të Denis Shtrazës për të ripyetur ekspertin vetëm për datat 6 Janar deri 10 dit pas ngjarjes.
Seanca e radhës ku Denis Shtraza akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e Gaz Çollakut është javën e ardhshme ku pritet të dëshmojë një sërë personash të lidhur me këtë ngjarje. Shtraza u vu nën akuzë së bashku me Ervin Dalipajn, por Dalipaj u vra 2 muaj më parë në një atentat në afërsi të Marikaj dhe ende autorët s’janë gjetur.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com