Çollaku mbron vendimin për djegien e mandateve, kritikon Bashën për listat e 2017: Lejoi të futen njerëz që PD u shërbente si marketing

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku thotë se vendimi për djegien e mandateve ishte lëvizja më ekstreme paqësore që u ndërmor dhe se ishte rruga e vetme që i kishte mbetur. I ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo', Çollaku tha se askush nga ato që kritikon Bashën sot nuk kundërshtoi vendimet ekstreme të PD-së, siç ishte djegia e mandateve apo mos hyrja në zgjedhjet lokale dhe pothuajse sipas tij ishin të gjithë unanimisht dakord. Çollaku thotë se nëse ka një përgjegjësi Basha, është se në lista të 2017, lejoi të futen njerëz që PD u shërbente vetëm si një operacion marketingu apo si një dhuratë që ishte i detyruar t'ua japë.

'Ka një përgjegjësi Lulzim Basha siç kemi dhe ne të tjetër, siç kanë përgjegjësi dhe ato që kritikojnë, unë nuk i kam parë në vendimarrjet e vështira ekstreme, siç ishte djegia e mandateve, nuk kam dëgjuar që t'i kundërshtojnë këto vendime, pothuajse të gjithë ishin unanimisht dakord. Të kthehemi tani ne debatin e kishte gabim Basha! Jo e vendosëm të gjithë djegien e mandateve që ishte një vendim i fortë.

E dinim se çfarë do të na priste. Nëse ka një përgjegjësi Basha, është se në lista të 2017, lejoi të futen njerëz që PD u shërbente vetëm si një operacion marketingu apo si një dhuratë që është detyruar t'ua japë. Pikërisht pakujdesia për të futur listat e 2017, që i krijoi mundësinë e Ramës të blejë pjesën e tjetër të mbetur të listave dhe të krijojë gjithë defektet politike që solli që nga Kodi Zgjedhor e të gjitha me radhë.  Të dalësh sot pas beteje e të thuash gjenerali gaboi ku ishte në krah të tij nuk më duket e ndershme

Djegia e mandatave ishte rruga e vetme që na kishte mbetur, ishte një rrugë e ndershme në thelb ishte një rrugë sakrificë, ishte lëvizja më ekstreme paqësore. Lulzim Basha është i dënuar që ta vazhdojë këtë projekt, duhet të detyrohen që të korrigjohen këto defekte gjërat brenda vetes. Shumë gjëra duhet të korrigjohen. Çdo demokrati i intereson që të dalë një PD më e fortë.'- tha Çollaku.

Çollaku duke folur për mënyrën sesi u menaxhua situata para zgjedhjeve të 25 prillit, thotë se PD e nisi fushatën me shumë vonesë. Çollaku megjithëse nuk përmend emra, ka kritika për disa drejtues politik për të cilët thotë se u kujdesën që të bëjnë fushatë vetëm për veten e tyre. Megjithatë Çollaku nënvizon se ato si parti u përballën me një makineri shtetërore, duke theksuar se ato kandiduan kundra shtetit që ishte në shërbim të një grupi politik.

'Kam kritikat e mia për mënyrën si u menaxhua fushata, fushata nisi shumë vonë. Disa drejtues koordinues patën mos eficensat e tyre, po rezervohem të mos them emrat. Kishte problematika menaxhimi, disa drejtues politik në shumë zona u kujdesën vetëm që të bënin fushatë për veten e tyre. Nuk e mohoj dhe këto duhen analizuar. Në çdo rast PD tregoi rritje, rritje konsistente. Arriti që të mobilizojë njerëz dhe motivimi i njerëzve rezistoi. Ne sot nga pikpamja elektorale nuk është se ndahemi nga shumë vota nga PS rreth 100 mijë vota. Nuk e mendoja këtë rezultat tek LSI prisja të paktën 10 mandate. Menaxhim vende-vende ka krijuar defekte. Ne u përballëm me një makineri shtetërore, soç ishte PS, ne kandiduam kundra shtetit në shërbim të një grup politik.'- tha Çollaku.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës