Çollaku në Report Tv: S’ka rëndësi nëse Basha është kreu i PD-së, duhet garë e fortë! Berisha s’po i lë demokratët të reflektojnë, u thotë që e vodhën

Situata në Partinë Demokratike vijon të jetë e tensionuar, madje duket se po i vë “vulën” rikthimit politik të Bashës. Për këtë, Kryetarja e njësisë nr 2 në degën e PD-së në Tiranë, Mirlinda Çollaku tha sot në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu se nuk ka rëndësi kush vjen në krye të PD-së, por që në selinë blu të ketë një garë të fortë. Çollaku thotë se Basha ka qenë aktiv në politikë me demokratët por nuk ka bërë dalje publike.

“Basha ka mbajtur kontakte me demokratët, por mesa e shihni Basha ka bërë disa dalje publike. Është një rikthim i tij publik për të folur dhe për t’u bërë pjesë e një zgjidhjeje të një situate të rëndë të krijuar në PD.

S’do e quaja revansh mes demokratëve, është pjekuri dhe për të mos pasur iluzion se çfarë na pret në të ardhmen. Sot e ndodhur në pikën e saj më poshtëruese të një rezultati zgjedhor të paprecedente për demokratët.”- tha ajo.

E pyetur për dorëheqjet e Rithemelimit, Çollaku bën përgjegjës Berishën. Sipas saj, Berisha nuk po lë demokratët të reflektojnë.

“Dorëheqjet e Rithemelimit i përgëzoj nga ana njerëzore dhe morale po s’janë zgjidhje. Zgjidhja është reflektimi i atyre njerëzve që thanë: S’na duhen PD se kemi LSI-në e Metës. Alibeaj dha dhe dorëheqjen për shkak të këtij sondazhi. Unë këtë nuk e di, duhet ta vendosin demokratët. S’kam parë nga Berisha që s’ka reflektim dhe thotë na i vodhën. Ka në mungesë të theksuar të lidershipit të saj në terren të PD. PD ka nevojë emergjente për organizim. PD të futet në një proces të zgjedhjes së strukturave të saj drejtuese. Unë dua një garë të fortë, s’më intereson emri por gara e fortë.”- tha Çollaku.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 28/05/2023 21:39

    U lodhet duke treguar perralla per gara te forta e te buta njeri i bie dajres e tjetri birbilave.Mire do beni te largoheni te gjithe per ca kohe te pastrohet atmosfera nga neganiviteti juaj.Basha eshte edhe me i keq se Berisha se mesimet fillestare jane baza dhe ato Basha i ka mare nga vet Saliu!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja