'Dezinformimi'/ Nënkryetari i PD: Rusia ndikon në politikën shqiptare! Koçi: S’duhet lejuar të ndërhyjë në zgjedhje! Lita: Një deputet i LSI është takuar me Putin

Socialistët kanë miratuar ngritjen komisionit të Posaçëm për Dezinformimin, që do të mbikëqyrë të gjitha veprimet institucionale në luftën kundër ndikimit të huaj për të dëmtuar demokracinë në vend.

Duke folur në lidhje me këtë çështje, nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv pohoi se Rusia ka influencë në partitë politike dhe tek analistët.

‘E mbështes idenë për të shtuar monitorimin e kësaj beteje kibernetike. E mbështes idenë e krijimit të një komisioni parlamentar. Nuk jemi në një situatë normale. Do të kërkojë përngjashmëri dhe pjekuri politike për të kuptuar që ky mekanizëm është i rëndësishëm për tu linjësuar me gjithë strategjinë. Do pjekuri politike që mos të përdoret për interesa të vogla politike brenda.

Sigurisht që ka influencë ruse dhe janë të forta. Dy politikanë periferike që vajtën në kongresin e Putin e di edhe unë këtë histori. Ne kemi çdo ditë politikanë analistë që sulmojnë gjithçka properëndimor. Sulmojnë Reformën në Drejtësi. Kundërshtohet NATO, nxitet euroskepticizmi, SPAK-u konsiderohet organizatë kriminale.’- tha Çollaku.

Sakaq deputeti socialist, Petro Koçi theksoi për gazetarin Arbër Hitaj, se Rusia ka bërë përpjekje të mëdha në Kosovë dhe Shqipëri për të bërë agresion hibdrid. Koçi tha se nuk duhet lejuar që Rusia të ndërhyjë në rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri.

'Shqipëria dhe Kosova janë terrene të vështira të influencës Ruse. Por Rusia ndaj këtyre dy shteteve ka edhe përpjekjet më të mëdha për të bërë agresion sidomos dhe ai që quhet agresion hibrid. Arrijnë të jenë të suksesshme për shkak të mënyrë si mund të rekrutohen elementë të ndryshme. Ngritja e një komisioni të tillë të posaçëm është një akt që duhet të kishte ndodhur më parë. Në Kuvend mund të integrohen informacion nga të gjitha agjencitë. S’duhet lejuar që Rusia të ndërhyjë në rezultatet e zgjedhjeve në Shqipëri.’- tha Koçi.

Eksperti për çështjet e sigurisë Lavdrim Lita tha se ka infiltrim të shërbimeve sekrete ruse në Shqipëri dhe kjo është e vërtetuar, ndërsa tha se mbështet ngritjen e një komisioni për Dezinformimin. Gjatë fjalës së tij Lita zbuloi se një deputet i LSI-së është takuar me Putin. 

‘Ka infiltrim të së të shërbimeve sekrete ruse në Shqipëri kjo është e vërtetuar. Ka infiltrime në shumë sektor përfshi edhe mediat ku bëhet dezinformon ashiqare që mund të jenë online por edhe tradicionale. Ky komision është i mirë pritur dhe duhet mbështetur. Nëse do të merret me çështje të brendshëm është rreziku i censurës. Një deputet i LSI  është takuar me Putin, dhe një ish-deputet.  Ata janë të njohur si personazhe kanë pasur një infiltrim të përkohshëm. Infiltrime ruse në banka dhe kompani nafte.'- tha Lita.

Komisioni i Posaçëm Parlamentar i propozuar nga PS për dezinformimin do të mbikëqyr të gjitha veprimet institucionale në luftë kundër ndikimit të huaj për të dëmtuar demokracinë në vend. Ky është thelbi i kërkesës së socialistëve drejtuar Kuvendit për komisionin i cili do të bëjë analizë për transparencën e financimeve në fushata zgjedhore.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po mër po: 06/04/2024 10:20

    Putini nuk takon Biden e Macaron, do takojë mizën (deputet) në bythë të kalit (LSI)!!!

    Përgjigju
  • Maks: 06/04/2024 08:51

    Ore po ca po flisni Keni hyre ne llogore anti ruse Dhe po beni gjueti kush ka takuar putinin Me putinin kan takuar te gjith politikanet italian duke filluar nga Berlusconi e ta majt e te djatht Kur u bene shqiptatet aq antirus kur deri dje faleshin per lenini e stalinin

    Përgjigju
  • Pjeter: 05/04/2024 19:39

    Pse nuk permendni emra? Perderusa deklaron ka takuar Putin,ky eshte fakt,qe ka ndodhur e duhet thene se kush eshte pjestari dhe ish pjestari i LSI-se,ose ndryshe, genjehet.Luan Rama ish LSI,ka qene nje adhurues i mirefillte i atyre aneve!!

    Përgjigju
    • Fadil Skenderaj: 05/04/2024 23:15

      Nji deputet i LSI, thuhet!! Hahahaaa!! Nje ka LSI, Petrit Vasilin!! Dy jane femna, Monika Silikoni dhe Erisa Xhixho

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë