TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku është shprehur se pamjet që ofroi 8 janari, nuk e kishte menduar kurrë që do i shihte e ndërsa vë theksin se pasojat kryesore të kësaj lufte të brendshme nuk do të shkojnë të Lulzm Basha apo Sali Berisha, 2 protagonistët kryesor, por te demokratët e thjeshtë.
“Nuk mendoja qe do ishin ndërsyet , çdo veprim ka një kundër veprim dhe kjo ndarje aktet e përjashtimit, distancimit, jo vetëm nga ata që erdhën dhe goditën, por edhe i nxiti, një situatë që na vë në vështirësi, por më mirë t’i themi gjërat drejt, një situatë e pakëndueshme që nuk vë në vështirësi aktorët e qendrës, por meraku im është se faturën finale e pësojnë demokratët e thjeshtë”, tha Çollaku.
Në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’ në Report TV të gazetarit Ilir Babaramo, Çollaku nuk është i mendimit që zgjidhja mund të vijë nga votëbesimi i Lulzim Bashës, siç grupi pro Berishës pretendojnë.
"Basha kryetar i zgjedhur para 5 muajsh, nuk hyj te njerëzit që mendoj se zgjidhja vjen te votëbesimi, braktisja totale e çdo akti dhune, duke filluar nga verbale te ajo fizike brenda PD, s’duhet të ketë votim nëpërmjet anti-mitingjeve, sa më shumë vazhdon aq më shumë bie mundësia për një zgjidhje, kriza në PD nuk është qeverisja e mirë apo e keqe e Bashës, ndryshimi me disa njerëz që i mbështesin, kjo ndodhi se Berisha u shpall ‘Non Grata’ nga qeveria Amerikane dhe pretendimi është për akuza korrupsioni dhe Basha në 9 shtator dhe në 18 dhjetor morën një vendim që ndanë palët, që një ‘Non Grata’ s’mund të jetë në lidershipin e PD”, tha deputeti demokrat.
Në fund, lajmet se “lufta” në PD po bëhet për kullat në truallin e selisë blu, referuar një projekti që ka dalë, Çollaku e përmblodhi me një fjalë.
“Spekulim”, përfundoi Çollaku.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
54.7%
-
Jo
32.6%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 687
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PD: Peleshi zyrë patronazhimi pranë konsullatës në Selanik, e ‘maskon’ si të KQZ
22 Janar, 16:26
-
Zgjedhjet/ 'Merr jetë' pakti PS-PD, KQZ miraton aktin për listat! Partitë në garë me 186 kandidatë, 46 deputetët e parë të fiksuar
22 Janar, 16:11
-
Ervis Iljazaj: Në vend të protestave përpara qeverisë, protesta përpara SPAK-ut
21 Janar, 17:58
-
Vota e Diasporës për 11 Majin, shkon në mbi 50 mijë numri i emigrantëve që kanë aplikuar! Mbi 25 mijë të miratuara, refuzohen rreth 15 mijë
21 Janar, 17:47
-
Zgjedhjet/ Report Tv zbardh propozimet e PD për ndryshimet në Kod: Të votojnë emigrantët me ID ose pasaporta të huaja
21 Janar, 14:46
-
Betimi i Trump në ‘5 Pyetjet’/ Çollaku: Test është Putini, dimër i ftohtë! Xhafaj: Plani i tij i frikshëm, BE të jetë në bllok! Mulaj: Presion ndaj Rusisë! Krisafi: Lufta e ardhshme, Arktiku
20 Janar, 22:04
-
Konferenca e Kryetarëve, nuk miratohet kalendari i punimeve parlamentare deri më 7 shkurt, Tabaku: Ligji për heqjen e taksave shkel Kodin Zgjedhor para 11 majit
20 Janar, 12:14
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Analiza e britanikëve të 'The Economist': Rama fiton mandatin e katërt, PD e dobësuar nga lufta e brendshme
19 Janar, 21:41
-
Ben Andoni: Mungesa e debatit të politikës, ironi zgjedhore
19 Janar, 19:45
-
Zgjedhjet e 11 Majit/ PD zhvillon takime me Diasporën në Itali, Topalli, Alizoti, Hoti dhe Sula takojnë emigrantët në 3 rajone: Vota juaj na duhet për të rrëzuar Ramën
19 Janar, 17:58
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha porosi: Bindni emigrantët të regjistrohen
19 Janar, 12:43
-
Namir Lapardhaja: Pse Berisha vijon t’i poshtërojë ish-të përndjekurit politikë?
18 Janar, 20:46