‘Colour Day Festival’ vjen për herë të parë në Shqipëri

Ngjyrat kanë pushtuar sheshin Nënë Tereza. "Colour Day Festival " vjen për herë të parë në Shqipëri, një festë, kryefjala e së cilës janë ngjyrat dhe muzika. Këngëtarë dhe DJ të shumtë kanë ndezur atmosferën gjatë kohës që publiku është mbuluar nga pluhurat shumëngjyrësh.

Festivali që të fton të ngjyrosësh ëndrrat është pritur me padurim nga të rinjtë, disa prej të cilëve kanë ardhur enkas nga Kosova për këtë eveniment. Dj të famshëm si Dj Sardi, Dj Abel, Dj Olti, këngëtarë të mëdhenj si: Elvana Gjata, Alban Skënderaj Capital T, Lumi B, Majk, Gjergj Kacinari etj, kanë ndezur skenën duke bërë publikun të kërcejë nën ritmet e muzikës së lartë.

Nga ora 12 e paradites deri në mesnatë  festa dhe ngjyrat nuk kanë ndalur në asnjë moment, duke e bërë atmosferën më shumëngjyrëshe se kurrë. Dj Tujamo ishte dhe surpriza e mbrëmjes për të cilin, publiku kishte orë që priste.

Ora 18:53
'Colour Day Festival', e shtuna festive dhe plot ngjyra në Tiranë/FOTO
  • /b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Sondazhi i ditës:

      Si ka qenë për ju viti 2024?



    ×

    Lajmi i fundit

    Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

    Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen