‘Colours of Albania 2018’ zbret në Shkodër, mes 35 mijë fotove të publikuara në 6 muaj, përzgjidhen pesë fitueset

Ngjyrat e Shqipërisë zbritën në Shkodër në Kalanë e Rozafës, në një festë të madhe përmbyllëse për konkursin e përvitshëm “Colours of Albania 2018”.

Mes 35 mijë fotove të publikuara në 6 muaj, një rekord i të katërt edicioneve, u përzgjodhën pesë fotot fituese. Në një atmosferë festive, ekpozitë të 40 prej fotove më të mira, produkteve tradicionale dhe muzikës së Shpat Dedës, të pranishmit shijuan një fundjavë ndryshe, larg rutinës.

Të pranishëm në aktivitet ishin trupi diplomatik i akredituar në Tiranë, Ministri i Turizmit, përfaqësues të pushtetit lokal, përfaqësues nga shoqëria civile, komunitetet fetare, operatorë turistikë, artistë dhe të rinj të dhënë pas fotografisë dhe mediave sociale.

Mbrëmja është çelur nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, i cili në fjalën e tij theksoi se komponenti kulturor ndihmon në rilidhjen e Shqipërisë me Evropën, me vlerat evropiane dhe civilizimin evropian. Përmes këtij konkursi ku çdo shqiptar e i huaj kanë pasur mundësi të postojnë fotot e tyre me imazhet e Shqipërisë, ne kemi treguar atë çka është më e mira nga ne.

Falenderoj gjithë mbështetësit tanë. Sa më shumë ngjarje të tilla aq më shumë gjëra të bukura për të gjithë shoqërinë, aq më e ndritur dhe e begatë shoqëria jonë. 

Ditmir Bushati, ministër

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi e quajti një gjetje të zgjuar zhvillimin e aktivitetit në kalanë e Shkodrës duke promovuar kulturën, trashëgiminë kulturore dhe duke promovuar vlera si kjo kala 2500 vjeçare. Ne jemi këtu tha ai për t’i bërë thirrje shumë e shumë turistëve që të vijnë të vizitojnë Shqipërinë dhe të shohin sa e bukur është ajo. Nëpërmjet fotove ajo duket e mrekullueshme.

Shkodra ka kaq shumë për të vizituar. Falenderoj Ditmirin për zgjuarsinë për të zgjedhur kalanë, për të promovuar kulturën dhe vlerat. 

Blendi Klosi, ministër

Gjithashtu aktiviteti mori dhe vlerësimin e Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, i cili në fjalën e tij përshëndetëse u shpreh se delegacioni i BE-së ka qënë një mbështetës i fuqishëm i këtij eventi që i ka treguar të gjithëve më të mirën dhe më të bukurën e asaj që Shqipëria ofron duke e quajtur eventin një edicion përmbyllës të suksesshëm.

Juria e përbërë nga artistë, fotografë të njohur me përvojë të gjatë, si Albes Fusha, Blerta Kambo, Alket Islami dhe Jorida Murati përzgjodhën si foto fituese fusha me livandë në Koplik, me autore Erisa Shaba

Motoja e këtij viti e Colours of Albania ishte “Trashëgimia kulturore dhe përkatësia europiane”, e cila përkon me lajtmotivin e Bashkimit Europian për vitin 2018. Për 6 muaj qytetarët me fotografitë e tyre u bënë diplomatë duke promovuar bukuritë e vendit. Ata nxorrën në pah trashëgiminë materiale dhe jo materiale të shqiptarëve, ruajtjen e kësaj trashëgimie si pjesë e ruajtjes së identitetit, si vlerë e shtuar për kontinentin ku jetojmë. Ngjyrat e Shqipërisë do të kthehet sërish vitin e ardhshëm.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja