‘Combat Ready’! Biza ’22 certifikohet nga NATO! Këmbësoria gati për të shërbyer në misionet ushtarake

Pas disa ditësh stërvitje, Grup Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë ka marrë zyrtarisht certifikimin e NATO-s, ndërsa mund të përdoret në vijimësi në të gjitha operacionet që do të zhvillojë organizata euro atlantike.

Për të demonstruar se e merituan, forcat e armatosura shqiptare bënë stërvitjen përfundimtare të certifikimit “Combat Ready” në repartin Bizë Martanesh.

Gjithçka që ndodh në terren është me armatime reale. Ky moment tregon ndërhyrjen në luftime, me të gjitha kapacitetet e mundshme të këtij batalioni.

Ditët e fundit, për shkak të motit të keq, batalioni nuk e pati aspak të lehtë kalimin e provës, por shpërblimi nuk mungoi.

“Është angazhim më madhor i Forcave të Armatosura të Shqipërisë në NATO”, thotë komandanti Agim Kuçani.

Por çfarë hapash kaluan forcat e armatosura deri në certifikimin nga NATO? Verësimi është bërë sipas sistemit “Combat Readiness Evaluation” (CREVAL) të NATO-s.

“Pas një vlerësimi prej katër ditësh, por një procesi të gjatë prej gjashtë muajsh në të cilin bashkëpunojmë me grup batalionin për të parë të gjithë dokumentacionin, urdhrat dhe vlerësimit. Vlerësimi bëhet nëpërmjet lëvizjeve, dislokimit dhe ushtrimeve operacionale nëterren. Çdo i ri që i atashohet grup batalionit e ka shancin që një ditë te jetë i lumtur përkrah shokëve që janë këtu”, tha kryetari i vlerësimit CREVAL, Vangjush Zoto.

“Ky vlerësim ka ardhur si rezultat i një pune të vazhdueshme për ristrukturimin organik, kompletimin me personal, trajnim dhe stërvitje, modernizimin, me qëllim modernizimin e kësaj njësie”, tha Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji.

“Kërkesa e aleancës për certifikimin dhe rritjen e gatishmërisë së forcave të saj bëhet edhe më imediate sot në realitetin e ri të sigurisë të cenuar rëndë pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë. Sfida e radhës është padyshim stërvitja Defender Europe 2023”, tha ministri Peleshi.

Për komandatin e grup batalionit të këmbësorisë së lehtë, Agim Kuçana, të rinjtë duhet të shërbejnë me nder e  krenarie në Forcat e Armatosura.

“Të veshësh uniformën së pari duhet të ndihesh krenar për të dhe t’i shërbesh atdheut nën këtë uniformë përsëri është nderë për çdo të ri shqiptarë që duhet të jetë i motivuar për të marrë pjesë në radhët e Forcave të Armatosura”, përfundon Kuçana.

Përgjatë vitit 2023, Forcat e Armatosura shqiptare pritet të angazhohen në misione të tjera, përveç atyre të deritanishme, sidomos në ato detare “FOCOPS” apo “Agean Sea”.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mish per Top: 20/09/2022 22:20

    NATO tani rekruton dhe gjyshin tim kshu si ka vajtur puna

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë