Conad premium, supermarketi më i ri në Lundër! Vjen me super risi, cilësia e produkteve e garantuar

TIRANË- Rrjetit të supermarketeve Conad në Shqipëri iu shtua dhe një tjetër supermarket. Këtë herë Conad Premium vjen me vendndodhje në Lundër.

Conad kujdeset gjithmonë për klientët e tij besnikë ndaj kësaj radhe pika e re vjen me disa risi.

“Tek kjo pike shitje Conad ka disa risi si psh frigoriferi që është mbrapa, që frutat dhe perimet kanë frigoriferin që është me avull, që ruhen me anë të avullit. Edhe reparti i mishit ka të njëjtin sistem që shërben për të mbajtur sa më gjatë dhe më mirë mishin.Siç mund të shikoni edhe tek frutat ekzotike ka disa karakteristika që ne i kemi shpjeguar dhe klientët mund t’i shohin cilësitë e këtyre produkteve”, tha Alessandro Rosa, Administratori i Conad Albania.

Por çfarë tjetër do të gjeni në Conad?

“Është dhe një risi tjetër. Një nga 4 makinat që pret ananasin, 3 makinat e tjera janë po në pikat Conad, plus është dhe reparti i gastronomisë ku janë gatime të cilat janë gati për t’i konsumuar në çdo moment. Klienti vjen i merr dhe i ka gati”, shtoi ajo.

Markat e produkteve Conad janë të përzgjedhura nga të gjitha markat më të mira italiane dhe të një cilësie të lartë.

“Kemi dhe verërat të cilat janë franceze. Është një game e gjerë e verërave. Ka dhe disa produkte të tjera të cilat janë Sapori Dintorni, Sapori Idee që vijnë nga zonat më të mira të Italisë. Janë dhe produktet pjaçersi që kanë pak kalori, pak sheqerna, ama kanë edhe cilësi, shijen e njëjtë sit ë gjithë produktet e tjera”, shtoi tha Alessandro Rosa.

Supermarketi i parë Conad është hapur në vitin 2006 dhe në tregun shqiptar operojnë 38 pika shitjeje.

B.K./xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen